Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari Sun 4 Sep 2011 - 15:26 | |
| O njeri, o musliman! Vdekja do të na zërë patjetër, qofshim sundues, mbret, udhëheqës, të thjeshtë, etj., andaj të përgatitemi për të, në mënyrë që mos të na zërë befas e të pendohemi në çastin kur është më vonë, por ta presim duke i respektuar e zbatuar me kohë urdhërat e All-llahut, Sunduesit, të Gjithdijshmit, e Mëshiruesit.
Vehb bin Munebbihi tregon se:
“Një ditë, një mbret kishte hipur mbi kalin e tij dhe po i pëlqente gjendja në të cilën ishte. Kishte të gjitha të mirat e kësaj bote. Kishte shumë pasuri, shërbëtorë e ndihmës, rroba të bukura, shumë e shumë gjëra të tjera. Atë e kishte pushtuar një ndjenjë vetkënaqësie dhe krenarie. Në këtë gjendje, i shkon një njeri me rroba të rreckosura dhe e përshëndet. Mbreti, pasi që ishte kryeneç, nuk ia ktheu përshëndetjen. Njeriu në atë çast e kapi kalin nga frerët, e mbreti i nevrikosur iu ngërmua: Kujdes! Ke bërë një veprim shumë të rrezikshëm!
- Dua të të them diçka në vesh!- i tha i varfëri dhe mbreti iu afrua.
- Jam Engjëlli i vdekjes, i tha. Mbreti u shtangua dhe i ndryshoi ngjyra e fytyrës, e goja iu mek. – Më lër të shkoj në shtëpi sa të ndahem me familjen – tha mbreti.
- Jo për Zotin! – i tha engjëlli – nuk ke për ta parë kurrë më familjen tënde!
Kështu që, ia mori shpirtin në vend, e trupi i mbretit ra si një copë dërrase. Pastaj, Engjëlli i vdekjes vazhdoi rrugën dhe më pas takoi një besimtar të devotshëm. E përshëndeti, e edhe besimtari ia ktheu përshëndetjen.
- Kam një punë me ty! – tha engjëlli.
- Urdhëro! – ia ktheu njeriu i mirë.
- Jam Engjëlli i vdekjes, – iu drejtua engjëlli.
- Mirëseardhe, o ti që më ke munguar kaq gjatë! – i tha besimtari. Pasha All-llahun Fuqiplotë, nuk kam dashur të takoj dikë që më ka munguar, më shumë se sa kam dashur të të takoj ty! Engjëlli i tha: Mbaroje punën për të cilën ke dalur nga shtëpia së pari.
- Nuk ka nevojë më të madhe për mua se takimi me Krijuesin tim, All-llahun e Madhëruar! – i tha besimtari.
- Atëherë, thuamë se në ç’gjendje dëshiron te ta marr shpirtin, pasi që kështu jam i urdhëruar! – i tha engjëlli.
- Lermë të falem dhe merrma shpirtin gjer sa jam në sexhxhde atëherë – i tha besimtari. Dhe kështu ndodhi, pra besimtari dha shpirt (ndërroi jetë ) duke iu përulur All-llahut të Gjithpushtetshëm.”
Mesazhi:
O njeri, o musliman! Vdekja do të na zërë patjetër, qofshim sundues, mbret, udhëheqës, të thjeshtë, etj., andaj të përgatitemi për të, në mënyrë që mos të na zërë befas e të pendohemi në çastin kur është më vonë, por ta presim duke i respektuar e zbatuar me kohë urdhërat e All-llahut, Sunduesit, të Gjithdijshmit, e Mëshiruesit. E kur të na vij çasti i fundit , ta përjetojmë sa ma lehtë e sa ma bukur, dhe të largohemi nga kjo botë sikur zgjohemi nga gjumi dhe çlirohemi nga kthetrat e një ëndrre të keqe, Inshall-llah. | |
|
muslimanja Antar-aktiv
Numri i postimeve : 148 Data e regjistrimit : 18/09/2010 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Kosovë
| Titulli: Re: Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari Sun 4 Sep 2011 - 17:27 | |
| La Ilahe IlaAll-llah Muhameden ResulaAll-llah
All-llahu InnshaAll-llah na bën prej atyre që vdekja të na zë vetëm duke iu përkulur Allahut xh.sh. Ilartësuar je Ya Rabi. | |
|