Transmetohet prej Ibn Omerit, te kete thene: ''Meleku i Vdekjes, pasiqe t'a marre shpirtin e besimtarit, ndalet ne dyer duke i shikuar njerezit e shtepise te cilet duke qare meshojne fytyrave dhe i shkulin floket duke bertitur dhe pyetet: ''Pse kaq shqetesim dhe pikellim? Pasha Allahun, askujt nuk ia kam shkurtuar jeten, as qe ia kam mare dikujt nafaken, asnjerit nuk i kam bere padrejtesi.
Nese ankesat dhe mllefi juaj eshte mbi mua, pasha Allahun, kjo me eshte urdheruar mua, ndersa nese kjo ka te beje me te vdekurin tuaj, ai nuk ka ndikim ne kete, ndersa nese e gjithe kjo ka te beje me Zotin tuaj, ju me kete e keni mohuar Ate, ndersa une serish do te kthehem ne mesin tuaj.
Sikur te kishin mundesi njerezit e shtepise te ndegjojne apo te shohin Melekun, do te iknin prej te vdekurve te tyre dhe do te qanin per veten e tyre.'' (Transmeton Ebu Muti Mekhul Ibn Fadl Enesefi ne ''Lu'lu'ijat'')
Eshte transmetuar nga Xhafer Bin Muhamedi, prej babait te tij se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka shikuar ne Melekun e Vdekjes mbi koken e nje ensari dhe i ka thene: ''Behu i bute ndaj shokut tim, ai me te vertete eshte besimtar.''
Meleku i Vdekjes i ka thene: ''O Muhamed, qetesohu dhe gezohu, une ndaj cdo besimtari jam i bute dhe dije se nuk ka asnje shtepi prej qerpiqeve apo barit, ne toke apo det e te mos e kontrolloje cdo dite pese here ne dite, aq shume i njohe me mire se ata veten e tyre, madje edhe detajin me te imte te tyre.
Pasha Allahun, o Muhamed, sikur te dua qe mushkonjes t'ia marr shpirtin, nuk do te mund t'a beje kete derisa Allahu te me urdheroje per kete.''
Xhafer Ibn Muhamed ka shtuar: ''Me eshte transmetuar qe i kontrollon ne kohet e namazit.'' (Transmetojne Taberaniu 4188 dhe Bezzari 2/236 dhe Maverdi. Hadithi eshte shume i dobet)
Allahu subhanehu ue teala, thote ne Kur'an: ''Thuaj: ''Engjelli i vdekjes, i cili eshte caktuar per ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj.'' (Es-Sexhdeh 11)
Allahu subhanehu ue teala, thote ne Kur'an: ''...kur t'i vije ndonjerit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin te derguarit Tane (te tjere).'' (El-Enam 61)
Transmetohet se Ibn Abasi ka thene: ''Meleku i vdekjes ka ndihmes nga meleket e tjere.'' (Taberiju, vell.XI, f.410)
_________________