Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Përgatitja e ushqimit të quajtur "Maklube" | |
Përbërësit:2 gota oriz1 pako gjalp 100 gr1 kg patëlxhangjysmë kg mish i bluar ose fleta mishi sipas dëshirësbajame të qëruara dhe disa lloje tjera sipas mundësisë,piper i zi, kripë Përgatitja:
Marrim orizin e pastrojmë dhe lajmë, pastaj e lejmë në ujë të ngrohtë gjysëm ore, gjatë kësaj kohe sa të bëhet orizi për ta gatuar marrim patëllxhanat e qëruara dhe të prera në rathë jo shumë të trasha dhe jo shumë të holla i skuqim në një tigan me gjalp derisa patëllxhanat të marrin ngjyrë të kaftë të errët (kini kujdes mos të digjen) pastaj i heqim nga tigani dhe vendosim në një tenxhere dhe i shtojmë 3 gota ujë dhe i lejmë deri sa të zihen pak, pothuajse 10 minuta.
Pastaj i kullojmë dhe ujin e patëllxhanave e lejmë menjanë për ta përdorur në përgatitjen e orizit.Pastaj marrim ujin që doli nga patëllxhanat dhe e vendosim në zjarr kur ajo vlon hedhim gjalpin dhe krip sipas dëshirës dhe evndosim orizin dhe e ngadalsojmë zjarrin që orizi të zihet (kujdes orizi nuk duhet të zihet shumë po të rijë në formën e saj). Pastaj kontrollojmë orizin nëse është zier, e heqim nga zjarri dhe marrim një tigan tjetër, marrim mishin e grirë ose filetat e mishit dhe i skuqim me gjalpin e ngelur duke i hedhur krip dhe piper, gjithashtu marrim bajamet edhe këto i skuqim me gjalp deri sa të bëhen ngjyrë të verdhë dhe i vendosim menjanë.
| |
|