Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shkencë: Ajnshtajni ka gabuar, kalohet shpejtësia e dritës Sat 24 Sep 2011 - 9:25 | |
| - Cito :
- Studiues të CERN-it njoftuan se studimi, që dha rezultate të papritura mbi shpejtësinë e grimcave të neutrinos, mund të përmbysë një pjesë kyçe të teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit.
Një ekip shkencëtarësh të laboratorit CERN në kufirin Francë-Zvicër, ku zhvillohet eksperimenti më tërësor i fizikës përgjatë gjithë historisë, deklaroi se kanë arritur të regjistrojnë neutrino, pra grimca elementare nënatomike, që udhëtojnë më shpejtë se drita.
Studiuesit bënë të ditur se grimca elementare neutrinoje me ngarkesë elektrike zero, të cilat mund të depërtojnë brenda materies thuajse pa hyrë në reaksion, kanë kapërcyer kufirin e shpejtësisë kozmike duke regjistruar një shpejtësi prej 299 mijë e 792 km/sekondë.
Laboratori CERN me qendër në Gjenevë lëshon një tufë neutrino, që udhëton në një distancë prej 730 kilometrash dhe arrin në një laborator nëntokësor në Itali, ku shkencëtarë të tjerë vëzhgojnë se grimcat elementare subatomike e kanë përshkuar distancën në fjalë 60 nanosekonda më shpejtë se sa drita.
E thënë ndryshe, në një garë prej 730 kilometrash, grimcat e neutrinos e kapërcejnë vijën e finishit 20 metra më herët nga drita, nëse kjo e fundit do të përshkonte të njëjtën distancë.
Shkencëtarët e CERN-it po presin që rezultatet e eksperimentit të sipërcituar të konfirmohen edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Japonia.
Nëse kjo gjë vërtetohet, studimi mund të përmbysë një pjesë kyçe të teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit, e cila thotë se “asgjë në univers nuk mund të udhëtojë më shpejt se drita”, si dhe mund të hapë perspektiva të reja teorike tërësisht novatore. | |
|