[justify]Erdhi dëshprimi për ty sot,por nesër me siguri do të kalojë.Të them me siguri sepse All-llahu asnjërin prej nesh nuk e harron dhe çdonjrin e do me siguri pasi në jemi krijesat e Tij.Pra a nuk je i lumtur që i Gjalli, i Përjetshmi të do,të nderon,të veçon nga të me fenë e Tij të pastër?
Ç'të duhet tjetër në këtë jetë veç dashurisë se All-llahut?
Ç'të duhet dashuria e njerëzve të kësaj botë kur ka prej tyre që tradhëtojnë?Ti je sot gabimtar por mundesh që të nesërmen ta bësh me të mirë.Me pendimin tënd sot,ti mundesh të nesërmen ta bësh dhe ta krijosh më të bukur.Pra ky është qëllimi i jetës,të rrosh në mënyrë të pastër,me besim te All-llahu dhe të jesh i lumtur pasi kjo jetë është shumë e shkurtër dhe ka një afat të caktuar nga Zoti i gjithësisë.Nëse sot ke gabuar mos u mërzit por pendohu dhe loto me një sinqeritet ndaj All-llahut dhe do të shohësh se zemra jote do të lulëzojë nga një dashuri,të cilën ta dhuron Allahu për shkak të pendimit.Kjo është jeta,me mendime,dëshprime,tradhëti të tepërta nga njerëzit,humbje të mëdha e shumë fatkeqësi,me të cilat njeriu duhet të përballet me ato,do apo nuk do.Mos mendo se sot ti e ke humbur rrugën por se pranë teje është All-llahu, i Cili të udhëzon kah me e mira dhe ta fal gabimin e bërë.Pra ty nuk të duhet ndihma e njerëzve por të nevojitet një ndihmë shpirtërore,të cilën e dhuron vetëm i Madhi Allah.
Mesazhi.........
Mos u mërzit se pranë varrit tënd është vendosur një lule.Mos u mërzit por merre lulen dhe thuaju njerëzve me një krenari: "Unë jam i gjallë nuk jam i vdekur pasi që unë e kam All-llahun,i Cili me dhuroi një jetë të përjetshme".
Sytë le të rjedhin lot pareshtur por ti përsëri mo u mërzit,pendohu dhe loti për ty të jetë udhëzues dhe dëshmitari i parë të All-llahu.
Shkruajti:Ilaz Salihi