Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup kriminelësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet as ku janë.
Në fakt, kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tri vetura dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër.
Si pasojë e kësaj, tre qytetarë shqiptarë janë lënduar dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kurse për tëre të tjerë ende nuk dihet se ku janë.
Ndryshe situata në Lagjen e Boshnjakëve është e tensionuar pas bllokadave që bënë kriminelët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herë pas hershme ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë që edhe shqiptarët që gjenden në Lagjen e Boshnjakëve t’i ndalojnë serbët që të kalojnë atypari.