Jeta në
shoqërinë e informacionit sjell avantazhe, por ka edhe rreziqe. Në botën
virtuale në rrjet nuk lëvizin vetëm miqtë e shokët, por edhe piratët, spiunët e
internetit.E
premte 2 Korrik 2010 9:06 Mesi i qershorit në Talin të Estonisë. Charlie Miller para publikut në kuadër
të një konference për temën "Cyber Conflict". Miller nuk është vetëm doktor i
shkencave matematikore. Ai është edhe ekspert për sigurinë e kompjuterëve dhe
mbahet si një ndër dhjetë hackerët më të mirë të botës. Çfarë kishte bërë ky
burrë i dobët pak i zbehtë, ne mesin e të tridhjetave?
“Kam dërguar një e-mail. Dhe ky e-mail vinte, për aq sa ti mund të kuptoje,
nga dikush, të cilit ti i ke besuar. Dhe në këtë mail ishte një link. Dhe ti e
ke klikuar. Dhe për aq sa mund të shihje, ky link të ka çuar në një faqe, së
cilës edhe i ke besuar. Web-Browser funksionoi, ashtu siç e prisje. Dhe para se
të merrje vesh gjë, ishe në faqen, që mendoje se doje të vizitoje. Gjithçka
dukej normale. Dhe për aq sa ishe në gjendje të kuptoje ti, nuk kishte ndodhur
asgjë. Por ajo që ka ndodhur: është se ka një problem me Web-Browser, një vend
të pasigurtë dhe atë unë e kam shfrytëzuar. Kam lëshuar një program, kam
depertuar në kompjuter dhe isha në gjendje të bëja çfarë të doja. Unë mund të
hyja në e-mailet e tua, unë kam bërë një fotografi me kamerën tënde në
kompjuterin tënd."
„I hacked you“Miller ka shfrytëzuar një "Zero-Day exploit", një teknike e re sulmi, kundër
së cilës deri tani nuk ekziston asnjë mbrojtje. Teknika kompjuterike është shumë
komplekse. Prandaj kodet e programeve të sofwareve të zakonshëm në shitje kanë
gabime. Gabime, që zbulohen dhe shfrytëzohen. Mesatarisht, thotë matematicieni
Miller, zgjat 358 ditë derisa një gabim i tillë të hiqet. Këto boshlleqe të
sigurisë shfrytëzohen. Nga kriminelët, spiunët, terroristët në internet.
Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière në prezantimin e raportit për
mbrojtjen e kushtetutës me 21 qershor shprehu shqetësimin për spiunazhin në
internet.
Charlie
Miller
„Rritja e spiunazhit shpjegohet në rradhë të parë me rritjen e shkëmbimit të
të dhënave, sidomos përmes internetit. Prandaj shtohet jashtë mase rreziku që të
spiunohesh. Prandaj disa shtete po ndërmarrin fushata sqarimi për internetin.
"
Me sigurinë e sistemeve kompjuterike merret prej dy dekadash edhe Mikko
Hyponen. Finlandezi punon për sipërmarrjen e sigurimeve F-Secure. Ai është i
specializuar në fushën e Malware: Programe dëmtuese, të cilat futen fshehurazi
përmes internetit në kompjuter. Këto të ashtuquajtur „Trojanë“ i mundësojnë
sulmuesit, që ta drejtojë kompjuterin nga larg.
„Kishim rastin e një kontraktuesi ushtarak nga Anglia. Ishte një rast prej
miliona dollarësh. Laptopi personal i drejtorit të sektorit të hulumtimeve ishte
i infektuar 18 muaj rresht . Për një vit e gjysëm informacionet kanë shkuar në
këtë mënyrë në një IP adresë në Tajvan."
Hypponen: në dhjetë vitet e fundit të teknologjisë informatike ka
ndryshime. Miko
Hypponen
“I pari ishte kalimi nga amatorët, piratët e internetit, që e bënin këtë gjë
nga dëshira dhe lavdia, tek kriminaliteti i organizar, ku është fjala për para.
Dhe tani kemi këtë kalim të ri. Që do të thotë se ne tani kemi edhe spiunazhin
kriminel online, lufta zhvillohet online, apo së paku me sulme të llojeve të
ndryshme."
Këtë drejtim e thekson edhe Nart Villeneuve. Eksperti kanadez ka zbuluar
ndërkohë dy rrjete spiunazhi në internet, gjurmët e të cilëve të çojnë në
Kinë.
„Njëra nga temat, me të cilat jam marrë, ishte lidhja e mundshme ndërmjet
cyber kriminalitetit dhe cyber spiunazhit. Dhe përshtypja ime është se kufinjtë
ndërmjet dy fushave shkrihen. Dhe shohim mjete dhe infrastruktura, që janë
tipike për cyber-kriminalitetin. Këtu e kam fjalën për vjedhjen e numrave të
kartave të kreditit, të të dhënave bankare, që shfrytëzohen pastaj për sulme, që
kanë pamjen e spiunazhit. Me një synim krejtësisht të qartë, ku informacioni i
vjedhur vjen nga dokumente shumë sensibël."
Autor:Mathias von Hein/Angjelina Verbica
[img]
[/img]