Interneti është nga mediet më interaktive në ditët e sodit. Ndikimi i tij në jetën e njerëzve është shumë i madh. Për të rritur atraktivitetin dhe ruajtur ritmin e veprimeve të njerëzve në të angazhim të madh kanë marrë edhe kompanitë e ndryshme të cilat përmes këtij aktiviteti tentojnë të rrisin të hyrat e tyre, si dhe të dominojnë në treg. Më poshtë në grafik është përmbledhur pastër aktiviteti në internet brenda 60 sekondave.
Vini re, ky nuk është i tërë aktiviteti i cili zhvillohet në internet, por përfshinë veprimet më të pëlqyera dhe më të shpeshta nga më ndikueset në internet.
Kini kujdes se çfarë veproni ju me mendjen dhe punën tuaj sepse i gjithë ky aktivitet kontrollohet dhe ruhet nga kompani të ndryshme për interesa të tyre fitimprurëse dhe nga shërbime të ndryshme shtetërore.