Ende jashtë shkolle – Pejanët shprehin revoltën këtë javë
Ende asgjë e re nga shkollat e Kosovës. Si çdo ditë në fundosje të mëtutjeshme.
Tani problemet e arsimit janë zgjedhuar deri sa edhe njerëzve u kushton me jetë siç është rasti me vrasjen e drejtorit të drejtorisë komunale të arsimit në Prishtinë Remzi Salihu.
Në anën tjetër ankesat nuk kanë të ndalur.
Në vitet e fundit si në asnjë vend tjetër në botë në Kosovë shumë nga drejtorët patën larguar nga procesi mësimor vajzat me shami. Fillimisht bazoheshin në nenin 4 të ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm, por me që ky argument qe kundërshtuar nga ekspertët e jurispodencës, ministri i kaluar i MASHT z.Enver Hoxhaj ua pati lehtësuar këtyre drejtorëve duke sjellë një paragraf në një udhëzim administrativ, paragraf që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës që është garantuese e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve etnike apo fetare.
BIK është deklruar për zgjedhje institucionale. Shoqëria civile si kudo në botë edhe në Kosovë është e vendosur që të bëjë presionin e saj publik në të gjitha format, përfshirë këtu edhe protestat.
Këtë të premte me 07.10.2011 pritet të protestohet në qytetin e Pejës te hotel Dukagjini pas namazit të xhumasë.
Hë për hë e zëshme kundrejt këtyre padrejtësive klasike ndaj shoqërisë islame është treguar vetëm Lëvizja Bashkohu, gjersa pjesa tjetër e shoqërisë islame në vend se të aktivizoheshin në dobi të artikulimit të presionit publik ndaj këtyre padrejtësive ata janë rreshtuar në radhët e kundërshtarëve të shamisë dhe gjithçkaje islame, duke kritikuar Lëvizjen Qytetare Bashkohu. Sado që kritikat për të mund të jenë me vend është koha për të identifikuar mirë thelbin e problemit dhe kush në fakt mohon të drejtat elementare të shoqërisë islame./ekuilibri/
Shperndajeni këtë faqe në rrjetin tuaj social të preferuar