Një nga bukurite e të qenurit produktiv në jetë është bamirësia që ajo nxjerr prej nesh. Gjë që reflekton në hadithin e Profetit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që ka thënë: “Do të ketë hajër (mirësi) në ummetin tim deri në ditën e gjykimit”
Njerëzit ankohen për Ummetin shume, thonë se nuk ka mbet hajer ne Umet më. Mirepo i paraqesim disa shembuj se a ka mbet hajër në ummetin tonë apo jo:
1. Kur një njeri i shtyer në moshë ka një hurmë në dorë, vetëm një hurmë dhe e ndanë atë me vëllaun e tij që është agjërueshëm, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
2. Kur një i ri qëndron tek semaforat për t’iu ofruar dicka për iftar atyre që kan ngecur në trafik, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
3. Kur një jetim është marrë nën përkujdesin e dikujt, ose një ndërtesë e tërë është ndërtuar për tu vënë në shërbimin e të varfërve dhe jetimëve, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
4. Kur njerëzit i përkujtojnë njëri-tjetrit Allahun, dhe i ndalojnë ata të bijen një harame ose i ndalojnë që ta fyejn njëri-tjetrit, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
5. Kur 1.5 miliard musliman anë e mbar botës, e diciplinojnë vehtën me sjelljet më të bukura me agjërimin e tyre, dhe faljen e tyre, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
6. Kur fëmijët mësojnë përmendësh Kuranin dhe janë të etur për ta kujtuar fjalët e Allahut dhe bëjnë gara në të, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
7. Kur fëmijët kujdesën për prindërit e moshuar në shtëpitë e tyre, dhe jo ti dërgojnë ata ne shtëpitë për përkujdesje, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
8. Kur muslimanët ndalojnë çka do që janë duke bërë, 5 herë në ditë, vetëm për të falur namazin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
9. Kur motrat tona e sakrifikojnë shfaqjen e bukurisë së tyre vetëm për hirë të Allahut dhe mbajën hixhabin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
10. Kur lotët nuk ndalen duke rrjedhur nga sytë e besimtarëve dhe i dëgjon ata duke qarë, burra, gra, fëmijë duke lutur Allahun ti falë ata, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
11. Kur ne i ndihmojmë njëri-tjetrit, e shpërndajmë selamin mes njëri-tjetrit, përqafojmë njëri-tjetrit, madje edhe kur nuk njifemi me njëri tjetrin, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
12. Kur jeni i motivuar nga një kauz Islame, je gjithmon në gjendje ti shërbesh Allahut, dhe me vullnet jep zemrën dhe mendjën për të, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
13. Kur ne e dojmë njëri-tjetrit për hirë të Allahut, dhe e vizitojmë njëri-tjetrit për hir të Allahut, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
14. Kur ne i rëspiktojmë dijetarët tanë, bëmjë lutje për Imamat tanë, dhe butësisht mësojmë nën këmbët e tyre, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
15. Kur në jemi të prikur derisa dëgjojmë për Profetin tonë (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe sa shumë do të dëshironim që ai të ishte në mesin tonë, dije se ende ka hajër në këtë Umet.
Më duhet ta ndërpres këtu se zingjiri është aq i gjatë sa jeta jonë... por pas kësaj, a mund të kesh ndonjë dyshim se ende ka hajër në këtë Umet?
Wed 1 Feb 2012 - 14:08 nga Shemsi