ULTIMATUMI I KFOR’IT PËR VERIORËT
KFOR’i u ka dhënë “ultimatum” serbëve të veriut të Kosovës që më së largu deri të dielën vullnetarisht të largojnë të gjitha barrikadat e vendosura nëpër rrugët magjistrale të kësaj ane.
Komandanti i KFOR’it, gjeneralmajori Erhard Drews, ka thënë se popullatës vendore u është dhënë mundësia që gjatë këtij vikendi të largojë bllokadat e rrugëve dhe të lejojë lëvizjen e lirë.
Përfaqësuesit e KFOR’it janë takuar me përfaqësuesit e katër komunave për të diskutuar largimin vullnetarë të bllokadave të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës.
“Misioni i KFOR’it është që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe të mundësoj lirinë e lëvizjes për vete dhe për popullatën e Kosovës. KFOR’i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
Duke komentuar rezultatin e takimit, komandanti i KFOR’it, gjeneralmajori Erhard Drews, ka thënë se popullatës vendore u është dhënë mundësia që gjatë këtij vikendi të largojë bllokadat e rrugëve dhe të lejojë lëvizjen e lirë.
“Jemi të kënaqur me qëllimin e përfaqësuesve për të larguar bllokadat e rrugëve në mënyrë jo-knfrontuese që u shkon për shtati të gjithëve”, ka thënë të enjten gjeneralmajori Drews, i cili ditë më parë kishte paralajmëruar se “KFOR-i nuk do t’i tolerojë përgjithmonë bllokimin e rrugëve”, transmeton Telegrafi.