Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ruajtja e gjuhës Sun 16 Oct 2011 - 17:19 | |
|
1. Plaga e gjuhës më e rëndë se e armës
Arma shkakton plagë të rënda por ato shërohen kurse plagët e shkaktuara nga gjuha ato futen thellë në zemër dhe nuk shërohen kurrë. Por edhe nëse ndodhë që plaga e armës të jetë e rëndë pa dyshim se para saj ka qenë shkaktarë për të një plagë e gjuhës apo për të është shkak gjuha.
Gjuha mjet për pajtim dhe ndarje
Gjuha është mirësi nga më të mëdhatë atë e përmend edhe Allahu në Kuran si të tillë: “A nuk i dhamë Ne atij dy sy. Edhe gjuhë dhe dy buzë” (S. Beled 8-9). Gjuha ka funksione pozitive por edhe negative, ashtu si ta shfrytëzojë njeriu ajo ashtu edhe flet. Gjuha flet mirë por edhe keq, atë Allahu e ka lënë në nënshtrim të njeriut bile mu për këtë shkak Allahu e krijoi të vetmen pjesë të trupit të tërën nga mishi e cila lakohet në të gjitha drejtimet.
Njeriu me të mund të hidhërojë njerëzit, popujt bile edhe shtete të tëra shohin sherr prej saj, por në të kundërtën ajo bëhet shkak edhe të pajtojë njerëzit ndërmjet vete. Allahu shumë biseda i kritikoi përveç tri sosh në këtë ajet: S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut” (S. Nisa, 119)
Argumentet e ndryshme që flasin për ruajtjen e gjuhës dhe favorizimin e të heshturit Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë” (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Lukman hakimi se e kishte pare nje njeri i cili e njihte. Ai e pzeti Lukmanin: “A nuk ke qenë ti ai robi i filanit i cili ruaje kafshët e tij në filan kodrat? Ai tha: po” Pastaj e pyeti si arrite në këtë pozitë qe t`i mësosh të tjerët? Ai tha: Duke u mjaftuar me pasurinë që e kam dhe duke dëgjuar më shumë se duke folur...”
1. Rreziku i mos-ruajtjes së gjuhës
Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi të folurit, ata shpësh bien viktim i epshit të të folurit dhe e lëshojnë gjuhën e tyre duke mos e kontrolluar atë. Ka raste kur fjalët qe i nxjerrin nuk ua dinë rrezikun e as nuk e mendojnë atë ku si rezultat arrijnë mëkate te mëdha të paparashikuara. “Kur ju shpifjen e përcollët me gjuhët tuaja dhe për atë që nuk patët dituri folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa tek Allahu ajo është e madhe” (S. Nur 15)
Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Njeriu flet ndonjë fjalë me të cilën e kënaqë Allahun dhe me të nuk mendon të fitoj aq shpërblim sa fiton, e për hir të asaj fjale Allahu kënaqet me atë person deri atë ditë kur ta takon. Po ashtu ai mund të fletë fjalë e cila e hidhëron Allahun e cila nuk mendon se është aq e rrezikshme, mirëpo ajo fjalë bëhet shkak që Allahu ta urrejë atë person deri në ditën kur do ta takojë (ditën e gjykimit). (Trasmeton Tirmidhiu nr. 2319 dhe Ibën Maxhe nr. 3969, senedin e të cilit e konsideron Albani –sahih- të vërtetë)
Ndërsa Muadhi e pyeti Profetin: “O i Dërguar i Zotit a do të merremi në llogari për ato që flasim” ? Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, atëherë i tha: “Të pastë nëna o Muadh, a thua njerëzit hidhen në zjarr me fytyra të tyre për diç tjetër pos për shkak të gjuhëve të tyre?”.
Imam Ahmedi përmend se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk plotësohet besimi i njeriut derisa nuk përmirësohet zemra e tij por zemra nuk mund të përmirësohet derisa gjuha nuk kontrollohet” (Ahmedi, 3/198) Nga Ibën Omeri përmendet se e ka dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ue selam, ka thënë: “Mos flisni shumë fjalë në të cilat nuk përmendet Allahu sepse fjalët e tilla zemrën e vdesin, e më së largu Allahut në Ditën e gjykimit janë zemrat e vdekur” (Tirmidhiu, nr. 2411, dhe Bejhekiu në Shuabul iman 4/245, me sened të mirë) Omer ibën Hatabi në një urtësi të tij përmend: “Kush flet shumë gabon shumë, kush gabon shumë ai mëkaton shumë, e kush mëkaton shumë për të zjarri është vendi i denjë” (Taberani në “Eusat” nr. 2259, Bejhekiu në “Shuabul iman” 4/257)
1. Disa nga mëkatet që burojnë nga gjuha
a-të folurit për fenë e Allahut pa dituri Gjuha rrezikun më të madh që e bën është të mohuarit e Allahut e pastaj të folurit në fenë e Allahut pa dituri.
b- shpifja shpifja konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Bile shpifja në nderin e grave të ndershme është prej shtatë mëkateve shkatërruese. “Ruajuni shtatë gabimeve shkatërruese...(njëra prej tyre është) shpifjes për gratë e ndershme”
c-përgojimi Allahu thotë: “Mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë. (S. Huxhurat, 12) Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, u pyet për një grua e cila kryen farzet dhe synetet por nuk komshinjtë e saj nuk janë rehat nga ajo sepse merr nëpër gojë të tjerët, e Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Nuk ka hajër prej saj ajo e ka vendin në zjarr”
d-nënçmimi dhe përbuzja Aisheja radijallahu anha, një ditë e përmendi Safijen dhe bëri me dorë duke pasë për qëllim ajo e shkurtëra, e Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: “Pasha Allahun ke folur një fjalë e cila po të hudhej në zjarr do ta ndryshonte shijen e tij” dmth. është aq e hidhur dhe e dëmshme sa e ndryshon edhe detin.
e- fyerja dhe ofendimi
Po, fyerja është njëri nga gabimet më të dukshme të gjuhës. Njeriu nuk e analizon fjalën që e nxjerrë nga goja ku shpesh me të ofendon dhe fyen të tjërët. Ndërsa dijetarët e selefit dëshironin që qafa e tyre të ishte e gjatë aq sa tu merrte kohë dalja e fjalës nga fundi i fytit deri tek goja, e gjatë këtyre sekondave të kishin kohë ta logjikonin më shumë fjalën që donin ta nxjerrnin nga goja.
Si ta ruajmë gjuhën!
Vehbi bën Munebihu thotë: “Të gjithë njerëzit e mençur janë të pajtimit se kulmi i urtësisë është heshtja”
a-të ndierit e përgjegjësisë së llogarisë para Allahut
Trasmetohet se Omer b. Hatabi, radij-Allahu anhu, e pa një ditë Ebu Bekrin, radij-Allahu anhu, i cili e kishte kapur gjuhën e tij me dorë. E Omeri i tha: “çfarë po bën o prijësi i besimtarëve ? Ebu Bekri i tha: “Kjo është shkak për çdo të keqe që më vie. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk ka pjesë në trup e mos ti ankohet Allahut për ashpërsinë e gjuhës” .
b- të preokupuarit me përmirësimin e vetes
Ai që merret me veten e tij nuk ka kohë t’i marrë nëpër gojë të tjerët. sepse e çdo njeri ka aq mëkate dhe preokupime private sa sikur të merrej me to nuk do t’i mbetej kohë për asgjë tjetër. Por njeriu i mençur është ai që merret me veten e jo me të tjerët.
c- të kuptuarit e përgjegjësisë personale ( d.t.th. të folurit e asaj që na përket dhe është kompetencë e jona) Obligim i besimtarit është të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja. Është t’i mësojë familjen dhe të tjerët rreth kësaj feje ta shpëtojë veten, familjen dhe njerëzit nga zjarri i xhehenemit e jo të bredhë poshtë e lart me nëpërkëmbje të nderit të tjerëve, t’i nënçmojë ata dhe tua ulë autoritetin.
d-të përpjekurit e vazhdueshëm përkundër ndonjë dështim eventual
e-lutje Allahut. Pa dyshim se njeriu kurrë nuk duhet të mbeshtetet në veten e tij por të shpresoj në Allahun t’i lutet Atij dhe vetëm tek Ai të shpresojë. Është e vërtetë se njeriu shpesh është i dobët dhe mund të mposhtet nga shejtani por kjo nuk do të thotë të demoralizohet dhe të vazhdojë në gabmin e tij, ai duhet të kthehet menjëherë dhe ta llogaritë sa më shpejtë vetveten. Njeri i mençur është ai i cili i merr mësim nga të tjerët se si shpëtuan ata. T’i shikojë ata të cilët shpëtuan nga ky lloj epshi e jo t’i shikojë ta që pësuan nga ai.
Shembuj nga të parët për ruajtjen e gjuhës
1. Ebu Bekri i tha: “Kjo është shkak për çdo të keqe që më vie. 2. Hasen Basriu thotë: “Prej shenjave të largimit të Allahut nga robi është kur e sheh një njeri të flet për gjërat që nuk janë në interes të tij” 3. Ndërsa një tjetër thotë: “Njeriu vazhdon të flasë për gjërat që nuk janë në interes të tij derisa Allahu ta nënçmojë para të tjerëve” 4. Përmendet nga dijetarët se kur donin të flisnin diçka fillimisht mendonin rreth asaj fjale se a do të jetë në dëm apo dobi të tij nëse ishte në dobi e nxirrnin e nëse ushte e kundërta ndaleshin dhe nuk e nxirrnin. Kjo për arsye se njeriu derisa nuk e ka nxjerrë fjalën nga goja e tij ai e ka nën sundim atë fjalë kurse pasi ta nxjerrë atë atëherë ai bëhet rob i fjalës së vet. 5. Lukman Hakimi i thoshte djalit të tij: “Nëse të folurit është prej argjendit atëherë heshtja është prej ari” | |
|