Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.” Fri 28 Oct 2011 - 10:13 | |
| Dy miq, po udhëtonin në shkretëtirë dhe gjatë një debati që shpërtheu papritur mes tyre, pa e zgjatur, njëri e qëlloi tjetrin me shuplakë në fytyrë. Padyshim që kjo pëllëmbë ishte sa e rëndë aq edhe fyese për personin që u qëllua. Megjithatë, ai e përmbajti veten dhe nuk foli fare. Ai mori një shkop dhe me të, shkroi mbi rërë:”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.” Dy miqtë vazhduan rrugën derisa mbërritën pranë një oaze, ku hynë për tu larë dhe për tu freskuar. Në një çast, shoku që ishte goditur me shuplakë më parë, bie në një gropë thithëse. Në çast, hidhet shoku i tij dhe e shpëton nga vdekja e sigurtë. Pas kësaj, ai gdhendi mbi një shkëm fjalët:”Sot, miku im më i mirë më shpëtoi jetën.” Miku i cili e kishte goditur dhe sapo e shpëtoi, e pyeti i habitur:”Përse kur të qëllova e shkrove në rërë, kurse tani që të shpëtova e gdhende mbi shkëmb?!” Miku i tij iu përgjigj:”Kur dikush na lëndon, duhet ta shkruajmë mbi rërë, me qëllim që erërat e tolerancës ta fshijnë sa më shpejt. Por kur dikush na bën një të mirë, duhet ta gdhendim mbi shkëmb, me qëllim që të mos fshihet dhe mos të harrohet kurrë. | |
|