Zyrtarët thonë se një i ri 13 vjeçar, sot ka dalë i gjallë nga gërmadhat e tërmetit.
Ky i ri praktikisht ishte afro 108 orë nën rrënojat e tërmetit, që para disa ditësh e goditi pjesën juglindore të Turqisë.
Dje, një njeri është tërhequr i gjallë nga gërmadhat e një ndërtese në qytetin Erkis. Ai është në spital dhe thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë, që e goditi Turqinë, deri tash e kanë humbur jetën 523 vetë.
185 njerëz janë shpëtuar ndërsa qindra persona ende konsiderohen të zhdukur.
Nga tërmeti, që e kishte epiqendrën në provincën Van, janë lënduar më se 1600 vetë.