Muslimanët në Emilia Romagna janë mobilizuar për të ndihmuar viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin verilindor të Italisë mëngjesin e së dielës, dukë vrarë të paktën shtatë njerëz dhe duke lënë mijëra të pastrehë.
“Rreth 10.000 muslimanë janë prekur nga ky termet që goditi në Emilia Romagna, dhe gjatë natës së djeshme kemi arritur për të ngritur tenda për të akomoduar të pastrehët”, thotë Vahid el Fihri nga Konfederata Islame në Itali. Kemi ndihmuar gjithashtu 500 njerëz në Cento di Ferrrara thotë ai.
Nga e diela janë ndjerë edhe dhjetëra lëkundje tjera, të gjitha të regjistruara dhe të klasifikuara me një intensitet të ndryshëm mes 2.2 dhe 2.4 të shkallës Rihter./mesazhi/