Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Muslimanët e Sicilisë themelojnë qendrën më të madhe islame në Itali Wed 28 Dec 2011 - 10:16 | |
| Muslimanët sicilianë po e institucionalizojnë Islamin. Të përkrahur edhe nga muslimanë të tjerë italianë, ata do të themelojnë qendrën më të madhe islame në Itali me qëllim që të lehtësohet kryerja e ritualeve fetare dhe kulturore, njofton agjencia e lajmeve Iqna.
Duke pasur parasysh faktin se muslimanët e rajonit Katena, si qyteti më i madh në Sicili, ka 30 vite që ritualet fetare dhe kulturore të tyre po i kryejnë në kushte dhe rrethana tejet të vështira dhe të papërshtatshme, me ç’rast kanë vendosur të ndërtojnë një objekt i cili do të shërbej si qendër islame me të gjitha nevojat dhe kapacitetet.
Në bazë të kësaj iniciative do të ndërtohet një objekt i madh në tre kate, në mënyrë që muslimanët të shfrytëzojnë këtë objekt për t’i kryer ritualet e tyre fetare dhe kulturore.
Ghajth Abdu Al-Hafidh, imam i xhematit musliman të Sicilisë, i cili njihet edhe si një zyrtarë i këtij qyteti, ndër të tjerash është shprehur: “Prezenca e madhe e muslimanëve në këtë rajon ka rritur nevojën për ndërtimin e këtij objekti fetar si qendër islame.”
Ai, gjithashtu, ka shtuar: “Ky projekt do të ndërtohet edhe në qoftë se nuk kemi kurrfarë donacioni nga ana e organeve qeveritare.” | |
|