Mendo për botën si tërësi,për spitalet e mbushura me pacientë,
të cilët janë goditur me sëmundje dhe fatkeqësi për shumë vite,po ashtu
burgjet ku prapa grilave gjenden mijëra njerëz,jetët dhe kenaqësitë e
të cilëve janë shkatërruar,spitalet që akomodojnë njerëz,të
cilët janë të qmendur.A nuk ka njerëz të varfër që jetojnë në
tenda të grisura dhe kolibe,të cilët nuk gjejnë asnjë copë bukë për të ngrënë?
A nuk ka gra që I kanë goditur fatkeqësitë, të cilat ua kanë marrë të gjithë fëmijët?
Ose gra të cilat e kanë humbur të parët ose të dëgjuarit ose gjymtyrët e tyre janë
amputuar ose që e kanë humbur mendjen ose që janë goditur me sëmunudje kronike si
kanceri e të tilla? Mirepo,ti je e shëndoshë në trup,jeton një jetë të qetë,ku
mbretëron siguria dhe kënaqësia.Kështu,falënderoje Allahun e Lartësuar dhe
Mëshirshëm për këto të mira dhe mos e harxho kohen në gjëra që nuk e kënaqin Atë,
si ulja me orë të tëra para televizionit duke shikuar përmbajtjen e tij të pavlefshme,
të keqe dhe qesharake,që e bën zemrën të sëmurë,shkakton depression dhe e bën
trupin të plogësht.Mirpo,zgjedhe atë që është e dobishme dhe fitimprurese, per
shembull ligjerata, konferenca, programe per mjekësi ose lajme lidhur me muslimanët
meshkuj dhe femra.
Shmangu këtyre mbeturinave dhe këtij imoraliteti,që po përpiqen ta përhapin
jobesimtarët,sepse ai e shkatërron trupin dhe përkushtimin fetar.
“Lëre keqbërësin në gjyqin e BOTËS TJETËR,ku nuk do të ketë gjykatës tjetër
pos Allahut.”