Për më shumë se një dekadë, valixhe, qese plastike, dhe qanta shpine të mbushura me dhjetra miliona dollarë amerikanë janë dorëzuar në zyrën e presidentit afgan Hamid Karzai në Afganistan si shenjë "mirësjellje", ka raportuar The New York Times, duke cituar këshilltarë dhe ish zyrtarë afgan.
Ish shefi i shtabit politik të Karazit, i cili shërbeu nga viti 2002 deri në vitin 2005, tha se paratë e sjellura në zyrat e Karzait quaheshin "Paratë fantazmë" dhe largoheshin në fshehtësi."
Edhe pse "Paratë fantazmë" u konsideruan si blerje e influencës nga CIA, një zyrtar amerikan tha për NYT se në vend që paratë të ushqenin me korrupsion kryekomandantët e fuqishëm, ato u përdorën për të minuar strategjitë dalëse të Uashingtonit nga Afganistani.
"Burimi më i madh i korrupsionit në Afganistan ishin Shtetet e Baskuara", tha një zyrtar amerikan.
Kur u pyetën për një deklaratë nga gazeta amerikane NYT, CIA nuk pranoi të bëjë ndonjë koment mbi këtë çështje. Sipas gazetës, CIA-s është e njohur për të mbështetur disa nga të afërmit Karzait.
Për më shumë se një dekadë, para të gatshme liheshin çdo muaj në zyrën e presidentit afgan, tha gazeta.
Dorëzimi i parave ka qenë procedurë standarde për CIA-n në Afganistan që nga fillimi i luftës.
"Pagesat cash në zyrën e presidentit nuk ishin subjekt i mbikëqyrjes dhe kufizimeve të vendosura mbi ndihmën zyrtare amerikane ndaj vendit apo programet formale të asistencës së CIA-s", tha New York Times.
Nuk kishte asnjë dëshmi se Karzai personalisht ka marrë paratë, i thanë zyrtarët afgan gazetës. Sipas tyre, të hollat u administruan nga Këshillit Kombëtar i Sigurisë së tij, shtuan ata.
Zyrtarët afgan dhe amerikan u cituan të kenë thënë se qëllimi kryesor për sigurimin e parave ishte për të ruajtur qasjen tek Karzai dhe paria e tij, dhe për të garantuar ndikimin e CIA-s në pallatin presidencia Afgan, i cili ka pushtet të jashtëzakonshëm në qeverinë e centralizuar të Afganistanit .
Pjesa më e madhe e parave shkuan për kryekomandantët dhe politikanët të cilët kanë lidhje me tregtinë e drogës njofton New York Times.
Në vitin 2010, Karzai tha se zyra e tij ka marrë para të gatshme nga Irani, por se ajo ishte një formë transparente e asistencës, që ka ndihmuar të mbulojë shpenzimet në pallatin presidencial. Ai tha në atë kohë se Shtetet e Bashkuara kanë bërë pagesa të ngjashme.
Për 11 vite prej kur Karzai është në pushtet, ka pasur shumë pak interes në luftën anti-korrupsion në ushtri apo polici. Dy institucionet më të fuqishme të vendit kanë marrë miliarda dollarë nga donatorët çdo vit, por luftojnë vetëm për të rekrutuar ushtarë të rinj dhe të mbajtur ushtrinë larg nga dezertimi.
/mesazhi/