jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | Një shenjë nga Allahu | |
NJË SHENJË NGA ALLAHUNdodhia në vazhdim është transmetuar nga kolonel Amir Udin, i çili këtë e kishte dëgjuar nga gruaja e tij. Kolonel Amir Udin është i njohur për thirrjet e tij në Islam, ku e kanë pranuar Islamin prej tij 6000 njerëz në gjithë botën. Ai është 86 vjet dhe ka qenë në 56 shtetet e botës për thirrjen në Islam.Gjatë njërit nga udhëtimet e tij, që i bënte për t’i ftuar njerëzit në Islam, gruaja e tij e takoi një grua e cila ishte muslimane e re. Përderisa udhëtonin, ata shkuan të shohin se si kjo grua ishte bërë muslimane. Gruaja u tregoi se ajo kishte qenë e lindur krishtere, por që burri i saj ishte musliman. Burri i saj angazhohej që t’i tregonte asaj për madhështinë e Zotit çdo ditë. Një ditë përderisa ajo ishte në kishë, ajo e pyeti priftin se konçepti i besimit të muslimanëve në Njëshmërinë e Zotit është korrekt apo konçepti i besimit të krishterëve në trini (Zoti, Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë) ishte korrekt. Prifti i tha asaj se muslimanët janë korrekt, besimi i tyre është i vetmi i vërtetë, dhe e këshilloi atë që ta mbante këtë sekret. Ajo u bë shumë konfuze pasi e dëgjoi këtë. Një natë kur ajo shkoi në shtëpi, iu lut Zotit, t’i tregonte se çila rrugë ishte e vërtetë. Ajo filloi të lexojë Biblën duke menduar se do të gjejë përgjigje. Një natë, pasi i ishte lutur Zotit, t’i tregonte rrugën e vërtetë, ajo e hapi Biblën dhe për çudinë e saj, brenda Biblës së saj u shfaq një tekst arabisht! Ajo ia përmendi këtë ndodhi një hoxhe i çili i tha se kjo ishte një shenjë nga Allahu që ta pranosh Kur’anin dhe si udhëzim në vend të Biblës. Ajo pastaj u bë muslimane.I/e dashur lexues, shumë ndodhi nuk janë asgjë të reja. Këto ndodhi ndodhin si pasojë e atyre që kërkojnë të vërtetën. Ne nuk kemi ardhur në këtë botë me vullnetin tonë. Ne nuk do ta lëmë këtë botë me vullnaetin tonë. Andaj, pse jetojmë këtë jetë në akomodim me vullnetin tonë? Muslimani është ai i çili e pranon vullnetin e Allahut. Le ta pranojmë Allahun, i Çili është Zoti i gjithçkaje, brenda dhe jashtë gjithësisë. “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” (Ali Imran, 85)
Përktheu: Jetton Berisha | |
|
Wed 1 Feb 2012 - 10:43 nga Jasemina