Zbresin me helikopterë për ta falur namazin në kohë
Një gazetë saudite botoi të martën disa fotografi të disa pilotëve sauditë duke falur namazin në asfalt, të cilët kishin zbritur me helikopterët e tyre për ta falur namazin në kohën e vet, duke mos u shqetësuar nga nxehtësia e madhe e asfaltit.
Gazeta shtoi gjithashtu, se ata nuk mundi t’i ndalonte as lartësia, as nxehtësia flakëruese e asfaltit e as përcëllima e diellit nga falja e namazit në kohën e vet, kështu që zbritën nga helikopterët dhe u rreshtuan në namaz, të qetë dhe të përulur ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm.
Në fotografi mund të shihen në
disa pilotë të zbritur nga helikopterët e tipit "Sikorsky S - 434", përderisa disa pilotë dhe disa pjesëtarë tjerë të Mbrojtjes Civile po përpiqen t’u bashkëngjiten atyre në namaz./Shembulli/
Burimi: http://islammemo.cc/akhbar/Locals/2011/11/02/137188.html]http://islammemo.cc/akhbar/Locals/2011/11/02/137188.html