Perëndimi gjithnjë e më shumë me islamofobë
Islamofobia është sot faktori unifikues i ekstremit të djathtë në atë masë, sa ka qenë antisemitizmi faktor unifikues i partive të djathta ekstreme në Evropën e viteve të 10-ta, 20-ta dhe të 30-ta të shekullit të kaluar
Një shoqatë britanike me emrin Demos, ka bërë një studim nga i cili dalin të dhëna shqetësuese. Studimi është bërë online dhe janë zgjedhur persona nga 11 vende të kontinentit të vjetër, secilit i është dhënë një pyetësor dhe përgjigjet janë kërkuar poashtu online.
Përfundimi që ka befasuar autorët e këtij studimi, por dhe të tjerë që janë njohur me të, ka të bëjë me rritjen e një vale të ekstremit të djathtë mes të rinjve, kryesisht mes meshkujve. Gjenerata e të rinjve të sotëm frymëzohen nga qëndrimet nacionaliste dhe nga idetë që synojnë të mbjellin frikën prej emigrantëve.
Politikisht, kjo gjeneratë, në një pjesë jo të vogël të sajë, nuk impresionohet nga aspiratat e Bashkimit Evropian, është e pakënaqur nga qeveria cilado qoftë kjo e fundit, është ksenofobe, anti-semite, e mbi të gjitha islamofobe.
Shqetësimi i tyre kryesor mbetet rritja e ndikimit të Islamit në shoqëritë e tyre.