Një xhami e cila kohë më parë ishte ndërtuar në Contrxevile të Francës, është sulmuar në natën, mes të premtes dhe të shtunës.
France 3, raporton se kjo xhami në verilindje të Francës, ishte mbuluar me vizatime te kryqeve dhe grafiteve antiislame, dhe vizatime që i japin mbështetje krahut të djathtë ekstemist Frontit Nacional, dhe shefes së saj aktuale Marina Le Pen. Në raportin e kësaj agjencie të lajmeve, thuhet se gjithashtu edhe xhamia Eselam de Tomlaine, në verilindje të vendit, ka qenë objekt sulmi të ngjajshëm nga ana e ekstreme në muajin e fundit. Vosges Matin thotë se grafitet në xhaminë E Tevba në Contexevileu janë hemofobike.
Në dhjetor, është hedhur koktej Molotov në hapësirën e Le Barpu, të cilen shoqatat Marokene e shfrytëzojnë për fajen e namazit. Gjithashtu më herët në dhjetor, një familje muslimane në karrocën e fëmijës së tyre dy vjeqar, kanë gjetur kokën e përgjakur të derrit.
Mbetet për tu parashtruar pyetja, se kur autoritetet Franqeze, për këto sulme serioze do tu sigurojë mbrojtje adekuate muslimanëve dhe pasurisë së tyre?.
/Mesazhi/Shpend Huaj