- O ti që fton për në rrugën e drejtë! Ta dish se ilaçi i syrit të keq është syri i mirë.
Syri i mirë dhe shikimi i bukur e vë nën këmbë syrin e keq. Meqë vështrimi i bukur është prej mëshirës së Zotit, del fituese mbi syrin e keq. [ Bujamin Salija ]
Thotë I dërguari i All-llahut :
" Betohem në Allahun që ka në dorë frymën time, se, gjersa të mos kini mëshirë për njëritjetrin, nuk mund të hyni në xhennet! "
Sahabet i thanë:
" O i Dërguari i Allahut, ne të gjithë jemi të mëshirshëm! "
Atëherë, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) u tha kështu:
" Mëshira (për të cilën e pata fjalën unë), nuk është, siç e kuptoni ju, vetëm mëshira për njëri-tjetrin, përkundrazi, është mëshira që i përfshin të gjitha krijesat, po, mëshira për të gjitha krijesat! "
T’i zgjasësh tjetrit një tapë shpëtimi si kjo dhe ta shpëtosh njeriun fetarisht mëkatar nga baltovina e mëkatit ku ka rënë, është një pretekst lumturie shumë të lartë.
Të tërheq vëmendjen kjo vërejtje që ia pati bërë Profeti (s.a.v.s.) Hz. Aliut gjatë fushatës së Hajberit në fushën e luftës:
" O Ali! Orientimi i një njeriu nëpërmjet teje është më e dobishme për ty se zotërimi i
deveve të kuqe që janë dhuntia më e çmuar e kësaj bote! "
All-llahu në Kur'ani Kerim thotë:
" Kush e përmirëson atë (njeriun), është sikur t’i ketë përmirësuar të gjithë
njerëzit..." [ el-Maide, 32 ]
- Ata i shpërndajnë botës bukuri edhe nga gjembat dhe i mjekojnë zemrat e
plagosura. Ja, kjo është e rëndësishme: të mund të bëhesh me natyrë trëndafilore, t’i rrethosh gjembat me klimë pranvere e të bëhesh një trëndafil për tërë botën!
[ Bujamin Salija ]
" Pse nuk pati frikë nga nata, pse nuk iku nga errësirat, Hëna u mbush me dritë e nisi të lëshojë dritë. Edhe trëndafili e fitoi atë aromë të këndshme sepse kaloi mirë me gjembin! "
" Dëgjoje këtë të vërtetë edhe nga trëndafili. Shih ç’thotë ai: “Pse të mërzitem e pse ta
lëshoj veten në dëshpërim që ndodhem bashkë me gjembin unë që fitova aftësinë për të qeshur pse pranova të rri bashkë me atë gjembin e mbrapshtë, unë që, në sajë të tij, fitova mundësinëpër t’i shpërndarë gjithësisë bukuri dhe aroma të këndshme? "
[ Mevlana Xhelaleddin er-Rumi ]
- Kuptoje mirë fjalën e Allahut:
" O Musa! Thuaj fjalë të buta pra Faraonit, trego butësi ndaj tij! "
" Sepse po i hodhe ujë vajit që zjen, edhe oxhakun e shkatërron!.."
" (O i Dërguar!) Atëherë, si mëshirë prej Allahut, u solle mirë me ta! Po të tregoheshe
zemërgur e i ashpër, pa dyshim që do të largoheshin prej teje e do të shpërndaheshin!
Prandaj fali ata dhe lutu për falje për ta!.." [Al-i Imran, 159 ]
Poeti i zemrave -Junus Emre thotë:
" Fatkeqi i dy botëve, Ai që zemra shemb... "
O Allah! Duke na i mbushur zemrat me urtësitë hyjnore, na bëj nga njerëzit e vërtetë të pasionit hyjnor! Na i bëj zemrat burim të mëshirës, dhembshurisë dhe ndihmës për krijesat për hir të Krijuesit! Dhe na i shndërro mëkatet dhe të metat me mirësi dhe bukuri!
[ Shkruan: Bujamin SALIJA ]