Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Njeriu,ç’po bën? Sun 20 Nov 2011 - 9:15 | |
| Beteja ka kohë që ka filluar! Njeriu ç’po bën?! Ku ndodhesh në këtë betejë? Urdhri i Zotit tënd erdhi. Po ti ç’je duke pritur?! Toka thellë në gjir të vet mllefin edhe njëherë gëlltiti. E ti mbi tokë i ndalur! Hëna duke u zgjeruar. Sipërfaqja e tokës së shtrirë mes freskisë e nxehtësisë. Ndërgjegjja e bykosur, po synohet të shpluhurohet. Agjërim, lëvizje e depërtim. Kur nëpër enë, gjaku lëvizë, duke u zgjeruar po përshpejton; thellë në zemër e në tru të depërtojë. Karakteri i shtrembëruar të drejtohej; gjaku i prishur të pastrohej, e mendja e përgjumur të zgjohej.
Mos kot agjërimi u urdhërua?! Zoti që krijoi ujin, që ty të shuan etjen, po Ai është që agjërimin ta urdhëroi. Planifikuesi përcaktoi, e vetëm Ai di se ç’i nevojitet krijesës së Vet. Për gjatë vitit, je lodhur, je dalldisur. Je bërë ndoshta i tepërt edhe për vetveten. Duke bojkotuar, i jep mundësi zemrës të ndiejë lirshëm, e mendjes të notojë e lirë. Ke nevojë të pushosh. Të ndalesh e të meditosh!
Një ndalesë të rreptë të bësh! Në ç’udhë je nisur?! Me errësirën e plotë të natës, ende pa filluar shkënditë e para të ditës, fillonte çasti i betejës. Beteja, një ring për njerëzit e vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm! Suhuri, kur me tërë qenien tënde mbyllë anët fizike, ndërsa hap anët shpirtërore; bota e mendimit dhe shpirtit hapet ndaj një horizonti përtej materies. Jo haje e pije, jo prekje e lakmi, por qetësi e paqe, mëshirë e mirësi, pastërti e bukuri. Iftari, të korrurat e betejës!
Njeriu ç’po bën?! Beteja vazhdon…! Mund të fillosh me një fillim të qartë! Ke vendosur? Mbështetja çështjet Zotit që të krijoi, me bindje të plotë ndaj Tij e me një vullnet të hekurt. Të siguroj, në dashtë Allahu, se, do ia dalësh mbanë! Kurrë s’është vonë. Vonë, atëherë kur dyert e qiejve mbyllen – kur mbyllet dera e pendimit; fundi i jetës tënde. Shkruan: Avni TAFILI | |
|