Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| | NJERIU SI INDIVID. | |
NJERIU SI INDIVIDSi lidhje më e ngushtë te njeriu dhe për njeriun padyshim se është morali. Pra, morali është aq afër njeriut saqë mund të thuash se i moralshëm apo i pamoralshëm është njëjtë të shprehësh i njerëzishëm apo i panjerëzishëm. Morali njeriun nuk e lë vetëm asnjëherë. Para se të formosh një sistem të një morali duhet të dijshë për sistemin e moralit të njeriut. Siç na tregon Feja Islame:الَّذِي أَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ وَبَدَأَ خَلْقَ اْلإِنسَانِ مِنْ طِينٍ. ثُمَّ جَعَلَ نَسْلَهُ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ مَاءٍ مَهِينٍ. ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِنْ رُوحِهِ وَجَعَلَ لَكُمْ السَّمْعَ وَاْلأَبْصَارَ وَاْلأَفْئِدَةَ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ. وَقَالُوا أَئِذَا ضَلَلْنَا فِي اْلأَرْضِ أَئِنَّا لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ بَلْ هُمْ بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ كَافِرُونَ.“ Si çdo krijesë tjetër që krijoi All-llahu po ashtu krijoi edhe njeriun dhe e lartësoi atë prej të gjitha krijesave tjera, kështu që i fryu prej shpirtit të Tij, Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Mandej Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajisi me ndëgjim, me të parit e me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni”.(Sexhde, 7-10).Pra, përveç njeriut asnjë gjallese tjetër nuk i ka fryer prej shpirtit të tij, për shkak se njeriu dallohet prej krijesave tjera, është më i ngritur se melekët dhe është mëkëmbës në tokë. Këtë më së miri na e vërteton ajeti kur’anor ku thuhet:وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي اْلأَرْضِ خَلِيفَةً قَالُوا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَنْ يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُون.َ“ Përkujto, o Muhammed, kur Zoti Yt u tha melekve! Unë po krijoj në tokë një zëvendës. Ata thanë: A do vesh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjak, e ne të lavdërojmë ty me lavdrimin tënd dhe plotësisht të adhurojmë? Ai tha Unë di atë që ju nuk e dini” (Bekare, 30)Të jeshë mëkëmbës në tokë d.t.th. ti zbatosh të gjitha urdhërat dhe ligjet e Zotit. Mirëpo, njeriut përveç që Zoti i fryu prej shpirtit të tij e bëri edhe mëkëmbës në tokë, sipas Kur’anit atë e krijoi edhe në formën më të bukur: لَقَدْ خَلَقْنَا اْلإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ“Vërtetë, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”(Et-Tin, 4). فَاْلهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا“Dhe ia mësoi se cilat janë më të mirat dhe të këqijat e tij” (Shems, 8). Të gjitha fuqitë materiale janë nën kontrollin e tij (njeriut).وَسَخَّرَ لَكُمْ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي اْلأَرْضِ جَمِيعًا مِنْهُ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
“ Dhe për ju nënshtroi gjithë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë më thellë, në këto ekzistojnë argumente” (Xhathije, 13).وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي اْلبَرِّ وَاْلبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنْ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلًا “ Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë dhe në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam” (Isra, 70).Këto veçori që i përmendëm e që gjenden te njeriu tregon se ai ka fuqi potenciale për t’i realizuar obligimet e tija jetësore. Mirëpo, njeriu se a do të jetë në gjendje për t’i realizuar të gjitha këto mvaret prej tij. Ky fat që i është dhënë njeriut duhet të përdoret si është më mirë dhe ai të mundohet edhe më tepër ta zgjerojë. Në të kundërtën njeriu e humb autoritetin. Nga njëra anë njeriu, sipas Kur’anit a. sh., është krijuar në mënyrën më të bukur, kurse në anën tjetër po i njëjti person bie në shkallën më të ulët.لَقَدْ خَلَقْنَا اْلإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ. ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ.“ Pastaj e zbritëm atë në të ultin e të ultëve”(Tin, 4-5). Sipas kësaj njeriu i ka dy drejtime. Për nder të tij engjëjt qenë të urdhëruar t’i bëjnë , d.m.th. kjo është një shkallë shumë e lartë për njeriun, e në anën tjetër për mosrespektimin e moralit të tij ai (njeriu) bëhet një krijesë e dobët (e paaftë).يُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُخَفِّفَ عَنْكُمْ وَخُلِقَ اْلإِنسَانُ ضَعِيفًا.“ All-llahu dëshiron t’ju lehtësojë (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’iu përballuar epsheve)”(Nisa, 28).وَهُوَ الَّذِي سَخَّرَ اْلبَحْرَ لِتَأْكُلُوا مِنْهُ لَحْمًا طَرِيًّا وَتَسْتَخْرِجُوا مِنْهُ حِلْيَةً تَلْبَسُونَهَا وَتَرَى اْلفُلْكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُون.َ“ Pastaj Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hanë mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni) e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në dete). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dheashtu të falënderoni (Zotin)”(Nahl, 14).إِنَّ اْلمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا.“ Ata që shfrytëzojnë tepër (masrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij” (Isra, 27).قُلْ لَوْ أَنتُمْ تَمْلِكُونَ خَزَائِنَ رَحْمَةِ رَبِّي إِذًا لَأَمْسَكْتُمْ خَشْيَةَ اْلإِنفَاقِ وَكَانَ اْلإِنْسَانُ قَتُورًا.“ Thuaj sikur t’i kishit depot e begative të Zotit tim, nga friga se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështërnguar” (Isra, 100).إِنَّا عَرَضْنَا اْلأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَاْلأَرْضِ وَاْلجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَنْ يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا اْلإِنْسَانُ إِنَّهُ كَانَ ظَلُومًا جَهُولًا.“ Ne ua ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës, dhe maleve, e ata nuk deshën të marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu e mori mbi vete; vërtetë ai bëri padrejtësi vetvetes, dhe ishte i padijshëm” (Ahzab, 72).Sipas ajeteve të lartëpërmendura njeriu është në mes të mirës dhe të keqes. Por prapseprapë ka aftësi të dallojë të mirën nga e keqja. Njeriu nëse zgjedh të mirën dhe i zgjeron mirësitë ia arrin të bëhet njeri i moralshëm, mirëpo nëse zgjedh të ligën atëherë arrin që të bëhet njeri i pamoralshëm.Qëllimi i Fesë Islame është që njeriun ta zbukurojë me një moral të mirë, t’i tregojë njeriut që të mund të dallojë të mirën nga jo e mira, dhe të mirën ta praktikojë gjatë tërë jetës së tij. Kur një njeri e pyeti Pejgamberin a.s. se ç’është të bësh mirë dhe ç’është të bësh keq, Pejgamberi s.a.v.s. iu drejtua me këto fjalë: “Të bësh mirë do të thotë të jesh i moralshëm, e jo e mira (një e palejuar) të shqetëson në thellësi të zemrës dhe nuk don të dijnë të tjerët për atë vepër që ke kryer. (Muslim 45 Kitabul Birr Bab 14-15). Qëllimi i Pejgamberit ishte që të pastrojë moralin. Sipas një hadithi që transmeton Ebu Hurejreja, thotë: “Unë erdha për të plotësuar moralin e mirë” (Musned Ahmed ibn Hanbel v.II, f. 381) Abdullah ibën Amri, që transmeton këtë hadith, thotë se Pejgamberi s.a.v.s. nuk folte asnjë fjalë të keqe e as që punonte ndonjë vepër të shëmtuar. Në lidhje me këtë ai thotë: “Më i miri prej jush është ai që ka moral më të mirë.” (Sahihi Buhari 78, Kitabul edeb, 39). Se sa rëndësi të madhe i ka dhënë Pejgamberi moralit këtë më së miri na e tregon hadithi i Pejgamberit ku thotë: “Njeriu që ka moral të mirë është në shkallën (gradën) e atij personi që fal nafile tërë natën” (Suneni Ebu Davud, Kitabul edeb, bab 8, H. NO=4798).Morali i mirë ka ndikim të madh në fe, kështu që Pejgmaberi s.a.v.s. në një hadith thotë: “ Në aspektin e fesë njeriu (besimtar) më i mirë prej jush është ai që është më i moralshëm dhe ai që sillet mirë me familjen e tij” (Tirmidhi). Sipas kësaj që thamë kuptojmë se besimi dhe feja janë të lidhura ngusht njëra për tjetrën, kështu që morali i mirë ngrit njeriun dhe ia forcon besimin, kurse për një person që nuk ka moral tek ai është në pikpyetje edhe besimi i tij. Feja Islame lyp prej njeriut besim të paluhatshëm dhe të lidhet për jetë në atë besim. Së bashku me atë besim duhet të kryejë edhe punë, këtë më së miri na tregon Kur’ani ku thotë: وَاْلعَصْرِ. إِنَّ اْلإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِاْلحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ.“ Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njeri-tjetrin të jenë të durueshëm”(Asr, 1-3). Nga Turqishtja perktheu : Uzeir Ibrahimi | |
|