Përdoruesit e rrjeteve shoqërore, sikur është Facebooku, nuk do të duhej që t’i vendosnin fotografitë e tyre në internet, për shkak se ato mund të keqpërdoren nga njerëzit të cilët meren me sihër apo magji të tjera djallëzore, thotë Kelantan Darussyifa, presidenti i asociacionit Mjekësia Islame nga Malajzia.
Kelantan beson se xhinët (xhinet janë krijesa të padukshme të cilat Allahu i Madhërishëm i ka krijuar prej zjarrit) kanë mundësi që të përdorin internetin dhe të kontaktojnë me njerëzit.
„Njëherë pata rast të trajtojë një djalosh i cili ishte jerm dhe që i përsëriste fjalët të cilat i kishin mbetur nga kalimi i kohës dhe shfletimi i internetit. Pas ca ditësh, një prind më telefonoi dhe më kërkonte ndihmë për shkak se djali i tij nuk dëshironte të shkonte në shkollë. Ai dyshonte se djali i tij ishte nën ndikimin e xhinve me të cilët ishte futur në lidhje përmes internetit. Më vonë, prindi më tha se djali tij bënte shumë zhurme dhe se kërcënohet me vrasje në qoftë se do t’ia ndalonin që ta përdorte internetin“, shprehet Kalantani.
(Breziiri)