Në Amerikë një futbollist dyshohej për vrasjen e gruas së tij. Futbollisti, i dyshuari kryesor i vetëm për këtë ngjarje u kap nga policia gjatë një misioni që u transmetua direkt në televizion. Por, kufoma e gruas nuk u gjet kurrë.
Gjyqi ishte tamam si në filmat amerikanë. Futbollisti ishte ulur në karrigën e të dyshuarit. Avokati i tij i cili paguhej shumë shtrenjtë i kishte kthyer shpinën gjykatësit dhe me fjali emocionuese po mundohej ti mbushte mendjen jurisë për pafajsinë e klientit të tij.
- E nderuar juri, unë e besoj me gjithë zemër se klienti im është i pafajshëm. Pas pak për këtë gjë do të bindeni edhe ju. Përse? Tani unë do të numëroj deri në 10 dhe kur të mbaroj do të shihni se nga kjo derë do të futet brenda gruaja për vrasjen e së cilës dyshohet klienti im. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.
Kur mbaroi numërimin e gjithë salla ktheu kokën nga dera. Asnjëri nuk u fut brenda. Anëtarët e jurisë u kthyen nga avokati me shikime pyetëse. Avokati ishte një mjeshtër i mbrojtjes dhe bëri lëvizjen përfundimtare.
- Shihni, as ju nuk besoni se ajo ka vdekur se të gjithë kthyet kokën nga dera dhe pritët që të futet brenda. Presa nga ju që ta merrni vendimin duke u bazuar në këtë gjë.
Juria mori vendimin që i dyshuari ishte fajtor dhe gjyqi mbaroi në këtë mënyrë. Në dalje të gjykatës, avokati iu afrua kryetares së jurisë dhe i tha: "Kur numërova deri në dhjetë edhe ju si të gjithë anëtarët e tjerë të jurisë kthyet kokën dhe shikuat nga dera. Përse morët një vendim të tillë?
Kryetarja e jurisë u përgjigj: "E vërtetë edhe unë si të gjithë të tjerët pash nga dera, por klienti juaj nuk po shihte".
Klienti nuk shikoi nga dera sepse e dinte se i vdekuri nuk ringjallet, andaj ishte e pamundur që gruaja e tij të hynte nga ajo derë, kështu që pasi që nuk shikoi nga dera, ai bindi jurinë se e kishte vrarë gruan e tij.