Dhjetë ditë pasi Rasulullahu a.s. ishte ndarë nga kjo jetë, në mesxhid vjen në njeri, dhe pasi iu dha selam të pranishmëve tha:
- Cili nga ju është i afërmi i Rasulullahut? Ebu Bekri bëri me shenjë nga Aliu. Aliu tha:
- Fol o Madar! O i zoti i pusit!
- Nga e di ti se emri im është Madar dhe kam një pus?
- Më ka treguar Rasulullahu. Ti je nga fshati Arabi. Emri yt është Madar, emri i babait tënd është Darim. T ije 360 vjeç. Kur ke qenë 100 vjeç ke thënë: "Do të vijë një pejgamber me fytyrë më të ndriçuar se dielli e më të ëmbël se sheqeri, aroma e tij është më e mirë se e miskut, ai ndalon vrasjet dhe kamatën, ai është Pejgamberi i fundit. Umeti i tij falë pesë herë namaz në ditë, agjëron gjatë muajit Ramazan dhe bën
në shtëpinë e Allahut. O populli im unë i kam besuar atij pejgamberi." Kur ti i the këto gjëra populli yt të rrahu dhe të futi një një pus. Deri tani ke qenë i burgosur aty. Kur Rasulullahu u nda nga kjo botë, Allahu dërgoi një përmbytje dhe e shkatërroi popullin tënd. Ty të tha:
- O Madar! Rasulullahu u nda nga kjo jetë. Shko vizito varrin e tij." Ti e bëre udhëtimin ditë e natë dhe erdhe këtu.
Madar kur dëgjoi këto, pyeti:
- Kush t'i ka treguar ty këto gjëra?
- Më ka treguar Rasulullahu. Më ka thënë: "Pas vdekjes time do të vijë Madari, jepi selam nga ana ime!"
Kur dëgjoi këto Madari, u gëzua shumë. Aliu i'u lut që të hiqte copën me të cilën kishte mbuluar fytyrën. Kur Madari e hoqi mbulesën, i gjithë mesxhidi u ndriçua nga drita e tij. Pastaj Madari tha: "O Ali më ç tek varri i Rasulullahut a.s."
Kur shkuan aty, Madari mbështeti gjoksin tek varri dhe pas pak dha shpirt