Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mjeshtri në pikën e vdekjes Sun 13 Mar 2011 - 13:32 | |
| Në pikën e vdekjes, teksa ishte gati ta lëshonte shpirtin prej buzëve të tij, një mjeshtër shqiptoi këto fjalë të mrekullueshme: “Oh, sa do të kisha dëshiruar që shpirti im të shqyhej dhe zemra ime të hapej dhe t`u afrohej të gjithëve, derisa ndokush të mund të zbulonte vuajtjet e mia të hidhura e të kuptonte se ai qëndron të depërtojë në sekrete nuk mund të adhurojë idhuj, duke qenë se është e pamundur të bëhet hile!” Në fakt vetëm ky do të thotë shërbim I vërtetë, ndërsa gjithçka tjetër nuk është më shumë se kotësi. Të shërbesh ose të mos jesh, do të thotë të përunjësh vetveten. Por ti kërkon të bëhesh I ngjajshëm me Zotin, jo shërbetor I tij! E kur vallë do ta gjesh forcën për t`u përunjur? Përulu, bëhu shërbetor I përunjur,do të jetosh me të vërtetë! Dhe si shërbetorë ji gjithnjë I druajtur, madje druajtja duhet të jetë objekt I vetëm I ambicjes sate. Shërbetori që kalon përgjatë rrugës pa druajtje, do të dëbohet nga oborri I Mbretit. Alkova e Tij është e ndaluar për shërbetorin që nuk njeh druajtjen, por do të jetë shërbim I duhur për atë që është I druajtur. Një shërbetor që I mungon druajtja
Mbreti I dhuroi njërit prej shërbetorëve të vet një tunikë të mrekulluehsme. Ky e veshi dhe doli nga pallati. Pluhuri I rrugës ia mbuloi fytyrën dhe ai e fshiu me mangën e tunikës. Një ziliqar shkoi dhe I kallxoi mbretit: “Zotëri. Ai shërbetor e ka fshirë fytyrën me tunikën që ti i ke dhuruar”. Sovrani e shkarkoi menjëherë atë shërbetor, duke dënuar fatkeqin me torturë. Dije pra, se kush nuk e nejh drojën në oborin e Mbretit, nuk do të ketë kurrfarë vlere. | |
|