jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| Titulli: Haçiko, qeni besnik Tue 13 Dec 2011 - 15:16 | |
|
Në vitin 1934, një statujë e bronzit e një qeni të quajtur Haçiko ishte ngritur në stacionin e trenit në Shibuja në Tokio të Japonisë. Historia e këtij qeni është e përmendur më poshtë.
Haçiko kishte lindur në vitin 1923 dhe ishte marrë në pronësi nga Eisaburo Ueno, një profesor në departamentin e agrikulturës në universitetin e Tokios. Profesor e shfrytëzoi gjithmonë trenin nga stacioni Shibuja çdo ditë që të shkonte në univeristet. Çdo ditë Haçiko e shoqëronte profesorin tek stacioni i trenit kur ai shkonte për në punë. Kur kthehej, profesori do ta gjente qenin duke e pritur atë dhe duke tundur bishtin e tij. Kjo përditshmëri e lumtur vazhdoi deri në një ditë fatale në vitin 1925, kur profesori ishte duke sëmurë në punë dhe fatkeqësisht vdes para se të kthehej në shtëpi. Si zakonisht, qeni e priti atë në stacionin e trenit atë ditë që të kthehej. Sidoqoftë, dukej se ai nuk do të kthehej. Haçiko priti deri në darkë dhe u kthye në shtëpi. Ditën tjetër Haçiko u kthye në stacionin e trenit përsëri, duke pritur pronarin e tij që të kthehej. Ai me durim priti pronarin e tij deri në perëndimin e diellit dhe pastaj u kthye në shtëpi. Qeni i ishte kushtuar profesorit aq shumë saqë ai vazhdoi të vizitojë stacionin e trenit çdo ditë për 10 vjet me radhë! Njerëzit që kalonin andej çdo ditë ishin të prekur nga historia e Haçikos dhe ata ngritën për nder të tij një statujë në vitin 1934. Në vitin 1935, Haçiko ngordh në vendin e njëjtë të cilin ai e shfrytëzonte për të pritur profesorin.
Të dashur lexues, ne duhet të marrim mësim dhe këshilla nga historia e këtij qeni. Duke recituar shehadetin, të gjithë kemi marrë një betim që t’i jemi besnik Allahut, Zotit tonë. Tani, ne duhet të shikojmë në brendësi tonën dhe të shohim se sa shumë dashuri me të vërtetë kemi për Allahun në zemrat tona.
Një mësim tjetër është edhe të qenurit besnik ndaj njerëzve edhe pas vdekjes së tyre, dhe kjo më së miri shikohet nga historia e këtij qeni. Edhe pse Krijuesi i kësaj kafshe është Allahu i Madhëruar përsëri qeni e tregoi edhe njëherë besnikërinë e tij ndaj pronarit jobesimtar. Andaj mirësjellja me të gjithë dhe besinkëria me të tjerët, janë çelësat e suksesit të njeriut.
| |
|