DJALOSHI BUDALLA
Dëshiroj ta quaj këtë tregim si “djaloshi budalla”.
Dikur ishte një njeri i pasur në Pakistan me pasuri të madhe. Ai ishte pronar i
disa tokave me vlerë. Sidoqoftë, ai njeri e kishte një djalë budalla, i cili
kishte pak dituri. Njerëzit e thërrisnin djaloshin budalla. Një ditë, njeriu i
pasur e thërriti djalin e tij dhe i tha të shkojë që t’ia përgatisë një çaj.
Djaloshi e përgatiti çajin dhe ia solli babait të tij. Babi e mori një lugë dhe
e kërkoi çajin nga filxhani, por për çudinë e tij, çaji ishte shumë i ëmbël. Ai
e pyeti djalin e tij se si e kishte përgatitur çajin. Djaloshi i tha: “Shkova
në kopsht për të kërkuar dru. Por, pasi kishte rënë shi, të gjithë drurët ishin
lagur. Kështu që, shkova tek vendi ku ti i ruan paratë dhe i mora një shumë të
madhe të hollash. Pastaj i dogja të gjitha paratë e letrës dhe e përgatita
çajin.” Çaji i i cili kishte qëlluar i mirë në fillim për babain e tij, tani
dukej sikurse helm.
Pasi e
lexojmë këtë tregim, ne mendojmë se djaloshi me të vërtetë paska qenë budalla.
Pse? Sepse ai dogji një shumë parash vetëm të përgatisë një filxhan çaj. Kjo
është e vërtetë, por në realitet, ai njeri është më shumë budalla i cili dogji
jetën e përjetshme në ahiret për këtë jetë të shkurtër.