Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Indonezi Tsunami, vajza gjen nënën e saj pas 7 vjetësh Sat 24 Dec 2011 - 3:22 | |
| Ngjarje > Lajme Indonezi
Tsunami, vajza gjen nënën e saj pas 7 vjetëshNjë vajzë indoneziane, e prekur nga tsunami i vitit 2004, është bashkuar sërish me familjen pas shtatë vjetësh.Meri Yulanda u shfaq në një kafene në Meulaboj, në Aceh, duke mbajtur mmend vetëm emrin e gjyshit të saj, Ibrahim. Dikush tek kafeneja e njihte personin në fjalë dhe e kontaktoi.Meri thotë se ajo është rrahur dhe detyruar të punojë si lypëse para se të lirohej nga tutorët e saj javën e kaluar. “Kur pash mamanë time, e dija që ishte ajo. Thjesht e dija”, tregon vogëlushja.Ndërsa e ëma kishte humbur çdo shpresë për ta parë sërish të bijën. “Një shenjë që nga lindja që ajo ka në barkun e saj dhe një shenjë tjetër e vogël në fytyrë provuan se vajza e vogël ishte e imja”, është shprehur e ëma, Yusnidar, për agjencinë e lajmeve “AFP”, ndërsa transmeton Top Channel.“Nuk mund t’ju them dot me fjalë se sa e gëzuar jam”, ka thënë më tej gruaja 35-vjecare, e cila u nda me Meri-n kur tsunami i fuqishëm goditi fshatin Ujong Baroh në brigjet e Acehut.Tsunami vrau rreth 168 mijë persona vetëm në rajonin e Acehut, ndërkohë që totali i viktimave u llogarit të ishte rreth 230 mijë persona.Gjithashtu, dhjetra mijëra trupa të tjerë nuk janë gjetur më dhe shumë familje nuk e kanë zbuluar kurrë se cfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. | |
|