Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: O ALLAH, NA MËSHIRO Sat 14 Jan 2012 - 18:24 | |
| O Allah, na mëshiro
| Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen…`` (Ali Imran: 106). | | `Ditën kur nuk bën dobias malli, as fëmijet``(Esh-shuara: 88). | | në ditën e prezantimit të dëshmive. `` (Gafir: 51). | | Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’i hakmerremi (Ed-duhan16) | | Ditën kur Ne xhehenemit i themi: ``A je mbushur?`` E ai thotë: ``A ka ende?`` (Kaf: 30). | | Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt`` (Kaf: 41). | | Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave). (Kaf: 42). | | Ditën kur me ata hapet toka, e ata nguten (për vendtubim)... (Kaf: 44). | | Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. Dhe Kodrat të shkulen nga vendi, e të ecin`` (Tur: 9-10). | | Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi…`` (En-Nebe‘: 38). | | Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. Që pas saj pason tjetra``(En-Naziat: 6-7). | | Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar`` (En-Naziat: 35). | | Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet`` (Abese: 34, 35, 36). | | Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve`` (El-Infitar: 6). | | Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat`` (Et-Tarik: 9). | | Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre`` (Ez-Zelzele: 6). | | …Ditën kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara`` ( El-Karia: 4). | | ..Kur të ndodh Kijameti (Kataklizma)`` (El-Vakia: 1). | | Kur toka tundet me dridhje të forta)`` (El-Vakia: 4). | | …Kur arrin shpirti në fyt`` (El-Vakia: 83). | | Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur`` (Kaf: 19). | | …i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim) (Kaf: 20). | | …sepse Allahu di edhe atë që mbajnë në zemrat`` (Et-Tegabun: 4). | | atë ditë ``…kur të merren sytë (të pamurit), E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna`` (El-Kijame: 7,8,9). | | në atë ditë ``…kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)`` (El-Kijame: 26). | | …kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla`` (Et-Tekvir; 8). | | …kur xhehenemi të jet ndezur fort`` (Et-Tekvir 12). | | atë ditë ``…kur të trazohen varret`` (El-Infitar; 4). | | në atë ditë ``…kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!`` (El-Infitar: 19). | | Kur të pëlcet qielli. T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda, e të çlirohet`` (El-Inshikak: 1,2,3,4). | Përmblodhi: Mr. Fehim Xh. Dragusha Imam në Xhaminë El-Hidaje St. Gallen - Zvicër | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: O ALLAH, NA MËSHIRO Sat 14 Jan 2012 - 22:07 | |
| All-llahu te shperblefte vella per kete postim -----E si do te jete gjendja jone ne ate dite ku secili do ta dije se qka ka punuar ---Ja Rabi na i fal mekatet na i fal gabimet na meshiro dhe na shpeto ne ate dite kur nuk do te kete hije tjeter perveq All-llahut. | |
|