Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| | Vlera e fjalës La ilahe il-la Allah! | |
Vlera e fjalës La ilahe il-la Allah!
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi E shtunë, 14 Janar 2012 21:23
Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar, Atij që na veçoi me fjalën La ilahe il-la Allah! dhe pikërisht me të na bëri të dallojmë nga popujt dhe ummetet tjera! Na gradoi me fjalën e cila nxjerr njeriun nga idhujtaria në monoteizëm, nga jobesimi në besim, nga hutia dhe konfuzioni në zemërgjerësinë e Islamit. Kjo fjalë ia hap zemrën dhe mendjen njeriut që ta kupton misionin e tij, shkakun përse ka ardhur në këtë botë, se kjo bote dhe çdo gjë është krijuar për hire të fjalës La ilahe il-la Allah!
Për këtë fjalë Allahu xh.sh ka zbritur të gjithë librat qiellorë, për të ka dërguar të gjithë ata pejgamberë, e për të ka krijuar edhe Xhennetin dhe Xhehennemin...
E thashë më parë se jemi të dalluar në këtë botë me këtë fjalë, por shpresoj në Allahun e Madhëruar që edhe në botën tjetër të jemi të dalluar pikërisht në saje të saj.
Besimtarët janë urdhëruar ta thonë atë, mu ashtu siç shkruan në Kur’an:
Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut...” (Muhammed, 19)
Thënia dhe lutja më e mirë
Kjo është fjala më e ëmbël, më e shtrenjtë dhe më e mira që njeriu mund ta thotë. Pejgamberi, alejhi’s selam duke përshkruar vetëm një aspekt të vlerës së saj, thotë:
“خير ما قلت أنا والنبيون من قبلي: لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير
Gjënë më të mirë që unë dhe profetët para meje e kemi thënë (është): La ilahe il-la Alllahu vahdehu la sherike leh, lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve Huve ala kul-li shej’in Kadir!” [Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu’l Xhamii, 3274, e vlerëson për hasen.]
Mbrojtja nga Xhehennemi
Rëndësia e kësaj fjalë shihet edhe nga aspekti i garancës që ofron. Ata që sinqerisht e thonë atë dhe i përmbahen kushteve të saj, gjithsesi se do të jeni të mbrojtur nga zjarri i Xhehennemit. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الله تعالى قد حرم على النار من قال لا إله إلا الله يبتغي بذلك وجه الله
Vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta mbrojë nga zjarri i Xhehennemit atë që thotë vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut: La ilahe il-la Allah!” [Albani në Sahihu’l Xhamii, 1793, e cilëson autentik.]
Kjo fjalë peshon më shumë se toka dhe qielli dhe çdo gjë që është mes tyre. Musai, alejhi’s elam, i tha Allahut të Madhëruar: O Allahu im! Ma mëso një fjalë që të përkujtoj Ty dhe të madhëroj! Allahu i tha: Thuaj: La ilahe il-la Allah! Musai, alejhi’s selam i tha: O Allah! Të gjithë njerëzit thonë La ilahe il-la Allah!?! Allahu ia ktheu: O Musa, sikur qielli, toka dhe çfarë ka mes tyre të peshonin në njërën anë ndërsa fjala La ilahe il-la Allah! në anën tjetër, do të peshonte më rënde!
Vëllezër muslimanë!
Falënderojeni Allahun shumë, shprehni kënaqësinë tuaj me këtë fe dhe me këtë fjalë, me Kur’anin si libër dhe Muhammedin si porfet.
Luteni Allahun e Madhëruar që të jetoni me këtë fjalë dhe sipas saj, sikur që ju porosis, amdje shumë, që ta lutni Allahunn që edhe vdekja t’iu zë me të.
Kërkoni falje tek Allahu i Madhëruar për të kaluarën tuaj, për mëkatet e bëra, për gjynahet e shumta; lutuni dhe punoni që momenti juaj i fundit të jetë me fjalën La ilahe il-la Allah!
Lutuni ngase Allahu është Falës dhe i Mëshirshëm.
| |
|
Sat 14 Jan 2012 - 23:56 nga Shemsi