Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Zoti prêt të pendohesh kurse ti refuzon?! | |
Cfarëdo ketë bërë njeriu,sado të mëdha të jenë gjynahet,sado të rënda të jenë veprat e liga që ka kryer, nëse ai pendohet dhe kërkon falje prej Zotit, Ai e pranon dhe e fal. Allahu xh.sh thotë: - Cito :
- Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”
Sahabët e Pejgamberit s.a.ë.s, kanë thënë: “I Dërguari I Allahut a.s nuk është gëzuar me ansjë ajet tjetër, sa është gëzuar kur iu shpall ky ajet.” Ky ajet është shumë shpresdhënës dhe shërben si fasha dhe ilaci për shërimin e plagës.Ky na mëson se sa do të ketë gjynahe, sado I mbytur në gjynahe qoftë sido të ketë humbur….,nëse I drejtohet Allahut dhe I thotë: “O Zot, pendohem?”,Ai e pranon dhe e fal njeriun. Shpresëdhënës për këtë fakt janë vetë fjalët: “O robërit e Mi….!”, O gjynahqarë!”. Shpresëdhënëse janë edhe fjalët: “……Që e keni ngarkuar veten me shumëgjynahe.” Ai nuk I përmend gjynahet që kanë bërë…dhe këtë e bën me qëllim që të mos prekë ndjenjat e askujt. Cdo kompani dhe institucion ka rregullat dhe normat e tij.Nëse dikush bën dicka në kundërshtim me normat dhe rregulloren, fillimisht I tërhiqet vërejtja, paralajmërohet me largimin nga puna dhe, nëse vazhdon, atëherë largohet nga puna.Ndërsa Allahu xh.sh , nuk largon askënd.Nuk ka gjë që të mban larg mëshirës së Zotit,pasi një nga cilësitë dhe emrat e Tij është emir Et-Tevvab (Pranues I pendimit). Vetëm në suren Et-Tevbe pendimi përmendet 17 herë. Pejgamberi a.s, ka thënë: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij më shumë se sa gëzohet njeriu në mes të shkretëtirës që gjen devenë e humbur, në të cilën ka ushqimin e tij”.(Buhariu Muslimi).Pejgamberi a.s thotë: “Cdo bir I Ademit është gabues, por më I miri prej tyre është ai I cili pendohet.” Pendimi ka tre kushte: 1. Të pendohesh dhe të bëhesh pishman për ato që ke bërë. 2. Të largohesh nga ato gjynae, të cilat I ke kryer më parë. 3. Të jesh I vendosur që nuk do t`I bësh më gjynahet e mëparshme.
Në kohën e Musait a.s ndodhi një thatësirë e madhe që nuk ishte përjetuar më parë.Populli i Musait a.s u mblodhën një ditë.Njerëzit shkuan te Musai a.s dhe I thanë: “O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli,pasi mund të vdesim”. Atëherë Musai a.s, e mblodhi popullin de filloi të lutej, ndërsa populli thoshte Amin, pas cdo lutjeje.Megjithatë shiu nuk binte.Atëherë Musai a.s u drejtua nga Allahu xh.sh dhe tha: “O Zot, përse nuk po na lëshonë shi, megjithëse të lutemi?” Zoti I thotë: “ “O Musa, nuk do të bjerë shi, pasi në mesin tuaj është një njeri, I cili ka dyzet vite që bën gjynahe, pa iu skuqur faqja një herë prej Meje.Nuk do të bjerë shi, deri sa ai të dalë nga mesi juaj.Atëherë Musai I mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha: “Nuk do të bjerë shi, derisa të largohet prej nesh ai që ka dyzet vite që bën gjynahe” Personi që kishte 40 vjet që bënte gjunahe, shikoi njëherë majtas dhe djathtas se mos dilte dikush tjetër,por, kur pa që nuk lëvizi kush, e kuptoi që flitej për të.Në ato caste të vështira, filloi të thoshte me vete: “O Zot, ka dzet vite që nuk të bindem e kam vazhduar me gjynahe dhe Ti m`I ke mbuluar ato për të mos e marrë vesh asnjë njeri. O Zot, pot ë dal tani do të dal I poshtëruar dhe, nëse nuk dal, do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto moment pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe m`I mbulo të metat”.Në atë cast filloi të binte shi. Musai I habitur, e pyeti Zotin xh.sh: “O Zot, si ka mundësi që po bie shi, megjithëse nuk doli kush?” “O Musa, ia ktheu Zoti, robi im që bëri që bëri gjynahe për dyzet vite, u pendimin,prandaj filloi të bjerë shiu”.Musai a.s , iu lut: “O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!” Por Zoti ia ktheu: “O Musa, ka dyzet vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar ato, kurse tani që u pendua dhe I la gjynahet, unë ta zbuloj dh eta poshtëroj para njerëzve?”.
Allahu xh.sh thotë: “A nuk e dinë se Allahu e pranon pendimin e robërve të Tij.” (Tevbe,104)
Kërkesa për pendim në ajetet e Kuranit nuk u adresohet vetëm gjynahqarëve,atyre që kanë shkëputur cdo lidhje me Zotin, atyre që hezitojnë…, por u drejtohet të gjithë njerëzve , të mirë dhe të këqij, me besim të dobët dhe me besim të fortë.Reth kësaj,Allahu (xh.sh), thotë në Kur`an: “Pendohuni tek Allahu, o besimtarë, sepse vetëm kështu do të shpëtoni.”(Nur:31) | |
|