Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Karnevali i Vevçanit ofendoi myslimanët Thu 26 Jan 2012 - 10:43 | |
| - Cito :
Myftinia e Strugës siguron qytetarët se këtë çështje nuk do ta lë vetëm me këtë reagim për mediat, por do të ndërmarrë një sërë masash për të cilat opinion do të njoftohet me kohë Strugë, 24 janar - Myftina e Strugës shprehet me tone të ashpra në drejtim të Karnevalit të Vevçanit, manifestim i cili, sipas këtij institucioni fetar, ka fyer rëndë ndjenjat e myslimanëve në Strugë dhe më gjerë. Myftiu i Strugës, Ferat Polisi, kërkon nga autoritetet më të larta të vendit që Komuna e Vevçanit,si organizatore zyrtare e këtij aktiviteti, të mbajë përgjegjësi, ndërsa kryetari i komunës të japë dorëheqje të parevokueshme, sepse tallja me vlerat e fesë islame është e papranueshme dhe e rrezikshme për raportet ndërfetare në vend, kujton ai. "Posedojmë video materiale dhe CD nga kjo pamje e shëmtuar që është për gjykim të ashpër e rigoroz. Nga këto materiale shihet qartë se një qytetar i tyre me një farë çallme-fesi në kokë mban në dorë librin e shenjtë të Islamit, por tek ai shkruan "Kuron", ndërsa disa qytetarë të tjerë të veshur me xhybe e hixhab bien në sexhxhde mbi flamurin islam e në të qëndron një PENIS gjigantë mbi një metër i gjatë. Shihen pamje të pedofilisë dhe dukuri tjera anti-islame, që kontribuojnë në ashpërsimin e marrëdhënieve ndërkonfesionale e ndëretnike edhe ashtu të brishta në këtë nën-qiell", thekson Polisi. Myftinia e Strugë e gjykon shumë ashpër këtë gjest tallës kundër myslimanëve të ndodhur në një aktivitet të sponsorizuar nga Komuna e Vevçanit, njëkohësisht kërkon nga Qeveria të marr masa ndaj kësaj komune dhe titullarit të saj. Kryetari i Komunës së Vevçanit, sipas kreut të myslimanëve të Strugës, pasi të dorëhiqet nga posti në krye të komunës, detyrimisht duhet të kërkoj falje publike para opinionit publik të vendit. "Si fillim kërkojmë nga Qeveria e RM-së dhe dikasteret përkatëse që Komuna e Vevçanit të shlyhet nga regjistri i Komunave të RM-së dhe me ngulm kërkojmë që kryetari i saj të japi dorëheqje të parevokuar nga ky post dhe të kërkojë falje publike para opinionit të RM", përfundon Polisi. Myftinia e Strugës siguron qytetarët se këtë çështje nuk do ta lë vetëm me këtë reagim për mediat, por do të ndërmarrë një sërë masash për të cilat opinion do të njoftohet me kohë. Karnevali i Vevçanit çdo vit mbahet më 13 dhe 14 janar të çdo viti në fshatin Vevçan, ndërsa sivjet pati një dimension të madh mediatik, sepse shkaktoi edhe një provokim diplomatik me Greqinë, shtet i cili i drejtoi Maqedonisë një notë proteste. | |
|