Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Skandal në maternitetin e Fierit, foshnjat hidhen në plehra Sun 5 Feb 2012 - 11:48 | |
| - Cito :
Fier- Skandal në maternitetin e Fierit. Foshnjat e vdekura apo fetuset nuk mblidhen dhe digjen në krematorium, por hidhen në kazanët e plehrave, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Rasti më i fundit u shënua dy ditë më parë, kur poshtë urës së lumit Gjanica u gjet nga fëmijët romë një foshnjë e pajetë e seksit mashkull. Si ka përfunduar në lumë foshnja?!
Burime konfidenciale nga materniteti i Fierit pohojnë se foshnja është hedhur pas abortit në një kazan plehrash, ndërsa nuk dinë gjë nëse fëmijët apo qentë e kanë degdisur trupin e vockël të pajetë në ujërat e lumit. Ndërkohë, burimet zyrtare nga policia janë kontradiktore me burimet zyrtare të maternitetit, në lidhje me këtë ngjarje. Zëdhënësja e policisë së Fierit, Valbona Meço thotë se nuk bëhet fjalë për një foshnje, por për një fetus.
“Më 2 shkurt, një 25- vjeçare së bashku me mamanë e saj ishin nisur nga Tirana dhe po udhëtonin me furgon drejt Vlorës. Gjatë rrugës, 25-vjeçaren, e cila ishte shtatzënë 4-muajshe e kanë kapur dhimbjet. Ajo ka zbritur në Fier dhe ka shkuar në maternitet, ku dhe ka abortuar. Pas marrjes së mjekimit nga mjekët specialistë, 25- vjeçarja është larguar së bashku me nënën e saj, ndërkohë që fetusi me peshë 600 gr është lënë në maternitet”, - shprehet Meço.
E pyetur për faktin sesi ka përfunduar fetusi në lumin Gjanica dhe për 25-vjeçaren që abortoi, zëdhënësja e policisë së Fierit pohon se “çështja është nën hetim”.
I kontaktuar me anë të telefonit, shefi i maternitetit, Besnik Brahimi sqaron “se ka qenë një abort i një nëne të re në moshë. Çështja është nën hetim, nuk mund të flas më tepër”.
Nga ana tjetër, burime konfidenciale nga materniteti i Fierit pohojnë se “më 2 shkurt, një nënë 25 vjeçe me inicialet E.H. ka abortuar. Në kartelën e saj mjekësore shkruhet se ka qenë shtatzënë 27-javëshe. "Foshnja ka lindur i vdekur dhe është lënë në maternitet”. Po këto burime bëjnë me dije, se njëra nga pastrueset e maternitetit e ka marrë foshnjën e vdekur dhe e ka hedhur në koshin e plehrave. “Foshnjën e pajetë mund ta kenë marrë fëmijët ose qentë dhe ka përfunduar poshtë maternitetit, në lumin Gjanicë, që ndodhet vetëm 100 metra poshtë godinës së maternitetit. Rrjedha e lumit e ka çuar trupin tek ura,(rreth 500 metra poshtë maternitetit),- pohojnë punonjëse të maternitetit, të cilat nuk duan të identifikohen, pasi kanë frikë se humbasin vendin e punës. Sipas mjekëve, materniteti ka vende të posaçme që hedh fetuset apo foshnjat e vdekura. Këto të fundit, së bashku me mbeturinat e tjera të dëmshme, mblidhen dhe digjen në krematoriume./Start/ | |
|