Ministria e Brendshme e Maqedonisë sot ka ekstraduar nga Kosova, shtetasin Shukri Aliu, të cilin e akuzon kinse si pjesë të akuzës për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Lajmi është skandaloz i publikuar në disa media, pasi që Aliu nuk figuron në akuzën e ngritur nga MPB lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por ai siç thuhet në Kanal5 konsiderohet si mentor dhe lider i kryerësve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Ai pas ekstradimit menjëherë është vendosur në paraburgim, ndërsa për arrestimin e tij është konfirmuar edhe nga burime gjyqësore për mediat maqedonase.
Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Kjo eshte paradoksale ngase emri i Shukri Aliut nuk përmendet në asnjë rast për Smilkovcin./INA/kohaislame
Sat 8 Dec 2012 - 17:04 nga Ummu Essma