Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Jordani: Islamistët kërkojnë bojkot për Rusinë dhe Kinën Sun 5 Feb 2012 - 16:08 | |
| Islamistët në Jordani sot kanë kërkuar që myslimanët dhe arabët në mbarë botën, t’i bojkotojnë mallrat ruse dhe kineze, pasi këto dy vende i kanë vënë veto rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë.
Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Hamam Said, tha se Rusia dhe Kina tregojnë se “ata po marrin pjesë në vrasjen e popullit të Sirisë”.
Duke vlerësuar se vetoja ishte sulm “kundër të gjithë arabëve dhe myslimanëve”, z.Said tha se bojkoti do ta mbështeste “popullin e Sirisë, i cili kërkon liri dhe dinjitet”.
Njëherësh, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tavakul Karman, gjatë fjalimit të saj të sotëm në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha se të gjitha vendet duhet t’i dëbojnë ambasadorët e Sirisë dhe t’i tërheqin diplomatët nga Damasku./rfe/ | |
|