Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Bankat islame çmendin bankierët në perëndim Mon 6 Feb 2012 - 14:35 | |
| Bankat islame punojnë në përputhje me ligjin e sheriatit, çka do të thotë sinqerisht, përgjegjshëm dhe drejt”, ka thënë, Mohamed Boulif, konzuli i përfaqësisë së bankës islame Chaabi në Belgjik për gazetën e spikatur belge, La Libre Belbique, duke u munduar ta shpjegoj fenomenin e ngritjes së bankave islame.Rritja prej 18% për një vit e mahnitë MMF, por bankat ne perëndim i çmend mendimi që 350 banka në 80 shtete të botës të disponojnë 1 miliard dollarë dhe ti shmangen kamatës. “Bankat tona dhe shoqëria janë të përgjegjshëm, sepse nuk merren me financim dhe në asnjë mënyrë me prodhimin dhe distribuimin e alkoolit ,drogës, pornografisë, prostitucionit, lojëra të fatit, duhanit, mediave , filmave që promovojnë dhunë , as armëve dhe asgjë që i bënë dëm njeriut”, thotë Boulif duke shtuar se pikërisht këto rregulla janë meritore për stabilitetin e vazhdueshëm shumë vjeçar dhe rritjes së numrit të klientëve.Fenomeni i bankave islame po zgjerohet nëpër Evropë sidomos në shtetet ku ka shumë emigrant.E bankat perëndimore i çmend fakti që bankat islame gjithmonë saktë dhe preciz i japin të dhënat se ku dhe si janë investuar parat e depozituesve. /Dukagjini/ | |
|