Bankat islame veprojnë në përputhje me parimet e sheriatit, me sinqeritet, ndershmëri, në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi...
Këto janë fjalët e Mohamed Boulif, konsulent i përfaqësueses belge në bankën islame Chaabi, dhënë gazetës së njohur belge La Libre Belbique, duke u përpjekur të shpjegoj fenomenin e rritjes së shpejtë të bankave islame.
Rritja prej 18 për qind në vit mrekullon Fondin Monetar Ndërkombëtar, por bankat në Perëndim “çmenden” nga fakti se 350 banka në 80 vende të botës disponojnë miliarda dollarë duke iu shmangur kamatës.
"Bankat tona janë të përgjegjshme, ato nuk merren me financime, dhe në asnjë mënyrë nuk përfshihen në prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit, narkotikëve, pornografisë, prostitucionit, lojërave të fatit, duhanit, mediave dhe programeve mediale, filmave që nxisin dhunën, imoralitet, si dhe me gjërat tjera që e dëmtojnë njeriun", thotë Boulif duke shtuar se këto parime kanë çuar deri te një stabilitet afatgjatë dhe rritje të numrit të madh të klientëve.
Fenomeni i bankave islame është duke u përhapur mbarë Evropën, e veçanërisht në vendet ku ka shumë emigrantë, derisa bankat perëndimore “çmenden” nga fakti se ato banka islame gjithmonë ofrojnë të dhëna të sakta dhe precize në çka i investon paratë depozituesi.