Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Zvicra diskriminon myslimanët Fri 10 Feb 2012 - 11:13 | |
| - Cito :
- Më të diskriminuarit në këtë mes janë njerëzit nga Ballkani dhe në veçanti shqiptarët, thuhet në raport.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka drejtuar Zvicrës një raport kritik në lidhe me trajtimin e myslimanëve në këtë vend. Siç njoftojnë mediet zvicerane, myslimanët në Zvicër po i nënshtrohen diskriminimit në rritje.
Raporti nënvizon se intoleranca ndaj myslimanëve është rritur në dhjetë vitet e fundit (nga sulmet terroriste të11 shtatorit). Më të diskriminuarit në këtë mes janë njerëzit nga Ballkani dhe në veçanti shqiptarët, thuhet në raport.
“Kështu, migrantët shqiptarë dhe boshnjakë nuk identifikohen (nga zviceranët) më me etninë e tyre por me fenë”.
Diskriminimi më i hapur me të cilin ballafaqohen myslimanët, thuhet më tutje në raport, shihet me rastin e kërkesave të tyre për marrje të shtetësisë dhe në vendin e punës. Për të evituar problemin e diskriminimit, OSBE i rekomandon Zvicrës të mbështesë themelimin e një organizate-çati që do të përfaqësonte të gjithë myslimanët e këtushëm.
Raporti mbështetet në vëzhgimet që kanë bërë tre vëzhgues të OSBE-së gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër, në nëntorin e vitit të kaluar.
Mediet zvicerane po kështu raportojnë për përpjekjet për themelimin e një “Parlamenti të myslimanëve” në Zvicër. Këto përpjekje janë iniciuar nga dy organizata që tubojnë myslimanët: KIOS dhe FIDS dhe pritet që nga fundi i vitit të fillojë puna konkrete rreth themelimit të këtij parlamenti.
Organizata islame që konsiderohet ë radikale, Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës me seli në Biel-Bienne, ka deklaruar se nuk merr pjesë në përpjekjet për këtë parlament, pasi që, sipas saj, nuk është ftuar. /albinfo/ | |
|