islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
334 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 334 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty96%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty0%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty0%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty0%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty1%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty2%Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
jettoni
Mysafirët e rregullt
Mysafirët e rregullt
jettoni


Numri i postimeve : 93
Data e regjistrimit : 24/11/2011

Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale Empty
15022012
MesazhHistoria e krijimit të teorisë së ngrohjes globale

HISTORIA E KRIJIMIT TË
TEORISË SË NGROHJES GLOBALE



Por nëse është e vërtetë kështu, pse po bombardohemi ditë
pas dite me lajme të ngrohjes globale të
shkaktuar nga njeriu? Pse kaq shumë njerëz në media apo dhe vende të tjera e
shikojnë këtë si një fakt të padiskutueshëm? Për të kuptuar fuqinë e teorisë së
ngrohjes globale duhet të tregojmë historinë e krijimit të saj.



Parashikimet katastrofike të klimës nuk janë të reja. Në
vitin 1974, BBC-ja na paralajmëroi se stuhitë e fuqishme dhe thatësirat mund të
ishin shenjat e një katastrofe të mundshme dhe na shpjegoi se cilat mund të
ishin shkaqet e saj. Njeriu pas këtyre lajmeve ishte ish-botuesi shkencor Najxhëll
Kaldër.



Ai thotë: “Në ciklin ‘Makina e motit’ (ish-program moti i
BBC-së), ne raportonin opinionin kryesor të asaj kohe i cili ishte ‘ftohja
globale’ dhe kërcënimi i një epoke të re akullnajash.” Pas dekadash me
temperatura në rënie, ekspertët paralajmëruan se një botë më e ftohtë do të
kishte pasoja katastrofike. Ekziston kërcënimi i madh i një ngrice të madhe. Do
të vijë sërish epoka e akullnajave, do të marrë tokën tonë dhe do të varros
qytetet tona veriore. Por mes lajmeve për katastrofa ishte një zë shprese. Një
shkencëtarë suedez i quajtur Bert Boulen sugjeroi se dioksidi i karbonit i
prodhuar nga njeriu mund të ndihmojë në ngrohjen e botës, megjithëse nuk ishte
i sigurt. Ai thotë: “Ka shumë sasi nafte dhe qymyrguri dhe duket se ne po i
djegim me një shpejtësi që sa vjen e rritet. Nëse vazhdojmë kështu pas rreth 50
vjetësh, klima mund të jetë disa gradë më e ngrohtë se sot. Por, këtë nuk e dimë më siguri.”



Kaldëri thotë se ata ishin të parët që nxorrën suedezin
Boulen për të folur për rreziqet e CO2. Mbaj mend se shumë ekspert të njohur të
kohës më kritikuan sepse e kisha lejuar të shfrynte fantazitë e veta.



Në kulmin e historisë së ftohjes në vitet 1970, teoria
ekscentrike e Boulenit mbi ngrohjen globale dukej absurde. Por ndodhën dy gjëra
për ta ndryshuar këtë:



1.
Temperaturat filluan të ngriheshin


2.
Në Britani minatorët e qymyrgurit hynë në grevë


Për kryeministren Margaret Thatçër, energjia ishte një
problem politik. Në fillim të viteve të 70-ta, kriza e naftës e kishte çuar botën
disa hapa mbrapa. Në Britani greva shkatërruese e minatorëve kishte shkaktuar
edhe mungesë eliktriciteti dhe solli rënien e qeverisë konservative. Zonja
Thatçër, sihte vendosur se kjo nuk do të ndodhte edhe me të. Ajo tha:”Në këtë
vend kemi parë ngritjen e një pakice të organizuar revolucionare qëllimi i vërtetë
i së cilës është shkatërrimi i qeverisë demokratike-parlamentare.”



Politizimi i këtij subjekti nisi me Margaret Thatçër-in.
Ajo ishte gjithnjë shumë e shqetësuar, sepse kur ishte ministri i energjisë në
takim me të, filloi reklamimi i energjisë bërthamore. Kjo ndodhi shumë kohë përpara
se të dilte çështja e ngrohjes globale, sepse Thatçër ishtee shqetësuar për
burmet e energjisë. Thatçër nuk kishte besim tek shtetet e Lindjes së Mesme dhe
as tek Unioni Kombëtar i Minatorëve. Pra, nuk kishte besim tek burimet e naftës
dhe as tek ato të qymyrit. Prandaj, ishte e bindur se duhej të ecnim përpara me
programin tonë për energji bërthamore. Kur doli në dritë çështja e ngrohjes
globale, ajo tha:”Kjo është një mrekulli. Ky është një tjetër argument në favor
të energjisë bërthamore. Sepse ajo nuk prodhon dioksid karboni. “ Por thëniet e
saj u keqinterpretuan që në atë kohë. Kështu që ajo shkoi tek shoqëria qendrore
e shkencëtarëve dhe iu tha:”Para do të keni sa të doni vetëm duhet të vërtetoni
këtë teori.” Padyshim që ata e bënë.



Është ligj botëror i pashkruar se politikanët mbështesin
një çështje dhe i bëjnë reklamë kësaj me emrin e tyre, paratë do të vijnë si
lum. Kështu funksion. Rrjedhimi logjik i kësaj ishte formimi i instituteve
shkencore dhe kërkimore, që u shtuan si kërpudhat pas shiut dhe që kishin si
qëllim të studionin klimën.



Në vitin 1988 sipas kërkesës së zonjës Thatçer, zyra
meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar formoi një njësi për modelimin e klimës,
e cila siguroi bazat për një komitet të ri ndërkombëtar i cili u quajt Paneli
Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ose IPCC. Ata shkruan raportin e parë të
madh që parashikonin katastrofa klimaterike si pasojë e ngrohjes globale. Në
konferencën për shtyp të shkencëtarëve dy gjëra të bënin përshtypje. Së pari
thjeshtësia, elokuenca dhe forca me të cilën ky mesazh u transmetua. Së dyti,
injorimi total i zbulimeve të shkencës klimaterike deri në ato vite përfshirë këtu
edhe rolin e diellit i cili kishte qenë subjekt i një takimi të madh në shoqërinë
mbretërore vetëm pak muaj më parë.



Por vënia e theksit mbi CO2 të prodhuar nga njeriu si një
problem ambiental nuk i shkoi përshtat vetëm zonjës Thatçer. Kjo temë e re u përqafua
menjëherë nga idealistët ambientalistë, të cilën profesori Kaldër e quante
‘ambientalizëm mesjetar’. Me pak fjkalë ideja e tyre është të kthehemi në
mesjetë dhe të heqim qafe këto makina dhe makineri të djallëzuara. Ata e
dashuruan këtë subjekt të ri sepse për ta CO2 ishte emblema e industrializmit.



Është e qartë se
CO2 është gaz industrial. Ai është i lidhur me rritjen ekonomike, transportin
dhe makinat me atë që ne e quajmë qytetërim. Por ka forca brenda lëvizjes
ambientaliste që janë kundër rritjes ekonomike. Ata mendojnë se kjo është diçka
e keqe.



Patrik Mur konsiderohet si një nga ambientalistët më të mëdhenj
të brezit të tij. Ai është bashkë themelues i shoqatës Greenpeace. Ai thotë:”Përqëndrimi
i vëmendjes botërore për klimën erdhi për dy arsye shumë të qarta. Së pari
rreth mesit të viteve të 80-ta gjithnjë e më shumë njerëz ishin dakord me të
gjitha gjërat e arsyeshme që ne brenda lëvizjes ambientaliste thonim se
duheshin bërë. Kur shumica e njerëzve janë dakord me ty është mjaft vështirë të
ruash njëfarë ballafaqimi me ta. Prandaj e vetmja mënyrë për të mbetur kurreshtarë
të regjimit ishte të adoptonim pozicione gjithnjë e më shumë ekstreme. Kur
braktisa Greenpeace-in, ata filluan një fushatë për të parandaluar përdorimin e
klorit në të gjithë botën. Unë ju thash se ky ishte një nga elementet e tabelës
periodike dhe nuk ishte në kompetencat tona të zhdukim një element. Arsyeja
tjetër është shpërthimi i ekstremizmit ambientalist ishte rrëzimi i komunizmit
botëror. Muri i Berlinit u shemb dhe shumë pacifistë dhe aktivistë politik u
futën në lëvizjen ambientaliste duke sjellur me vete idetë e tyre neomarksiste.
Ata mësuan të përdorin gjuhën e ambientalistëve në mënyrë shumë të zgjuar duke
i fshehur planet e tyre anti-kapitaliste dhe anti-globaliste, plane që nuk kanë
të bëjnë asgjë me ekologjinë apo shkencën. “



Forcat e majta u tronditën dhe u çorientuan fortë nga dështimi
publik i socializmit dhe akoma më i madh i komunizmit. Ata janë akoma
anti-kapitalistët që kanë qenë dikur por tashmë u duhet të gjejnë një mbulim të
ri për anti-kapitalizmin e tyre. Kjo ishte një aleancë fantastike dhe e padëgjuar
ndonjëherë. Margaret Thatçer e djathtë dhe ambientalistët anti-kapitalistë të
majtë, kjo krijoi bazën pas një ideje idiote.



Në fillim të viteve 1990, ‘ngrohja globale’ e shkaktuar
nga njeriu nuk ishte më një teori ekscentrike mbi klimën, por një fushatë
politike në kulmin e saj e cila tërhiqte vëmendjen e mediave dhe padyshim më
shumë fonde qeveritare.



Para se të zgjidhej president Xhorxh Bushi i vjetër,
fondet për klimën dhe shkencat e lidhura me të ishin rreth 170 milion dollarë në
vit. Kjo ishte një shifër e arsyeshme për masat që kishte kjo fushë shkencore.
Por më pas u bë 2 miliardë dollarë, më shumë se dhjetë fishi i asaj që ishte.
Kjo ndryshoi shumë gjëra. U hapën shumë vende pune, erdhën shumë njerëz të cilëve
u interesonin vetëm paratë. Pra, u krijua një ushtri më njerëz interesi i të
cilëve në këtë fushë ishte ngrohja globale.



Le të themi se unë dua të bëj një kërkim shkencor mbi
ketrat e Jelloustonit. Që nga viti 1980, metoda që funksionon është kjo ku mbi aplikimin
tim do të shkruaja: ‘Dua të studioj jetën në grup të ketrave dhe ndikimin mbi
ngrohjen globale’, kështu i kam fondet e sigurta, nëse harroj të përmend
ngrohjen globale, nuk ka para. Të gjithë janë në garë për fonde nëse fusha kërkimore
është në interesin publik, atëherë nuk të duhet shumë mund për të marrë fonde.



Një pjesë e madhe e fondeve qeveritare shkojnë për
modelimin e modeleve kompjuterike, për të parashikuar se çdo të bëjë klima në të
ardhmen. Por, sa të sakta janë këto modele?



Doktor Roi Spenser ishte një nga shkencëtarët kryesor të
studimeve klimaterike në qendrën e fluturimeve kozmike Marshall të NASA-s. Ai
ka marrë një medalje për arritje të shkëlqyera shkencore nga NASA dhe nga
Shoqata Meteorologjike Amerikane. Ai thotë:”Modelet e klimës kanë të njëjtën
vlerë të hamendsimit që i krijojnë dhe të tilla ka me qindra. Mjafton që një
hamendsim të jetë i gabuar dhe i gjithë parashikimi do të jetë shumë larg të vërtetës.”



Të gjitha modelet sugjerojnë se CO2 i prodhuar nga njeriu
është shkaku kryesor i ndryshimit të klimës, dhe jo dielli apo retë. Mund të përdorim
këtë analogji. Makina ime nuk punon mirë, prandaj unë nuk do të kontrolloj
motorin, por do të kontrolloj një buton
në rrotën e pasme i cili simbolizon CO2 e prodhuar nga njeriu. Duhet të kuptosh
të gjithë përbërësit se rrezet kozmike, rrezet diellore, CO2, avujt e ujit, retë
dhe më pas t’i bashkosh të gjitha. Nëse nuk e ke bërë këtë modeli yt nuk vlen
asgjë. Shkencëtarët e lartë



Aftësia e parashikimit të klimës varion shumë. Këto
variacione janë rezultat i ndryshimit të hamendsimeve mbi të cilat bazohen
modelet. Profesori Jan Klark thotë:” Kam punuar me shumë modele dhe mendoj se më
një model matematik dhe me parametra të ndryshueshëm, mund të bësh si të duash.
Mund të parashikosh nxehtësinë ose motin e ftohtë, vetëm duke ndryshuar numrat.



Për një sy të pa stërvitur modelet kompjuterike duken të
habitshme. Shpesherë këto modele bëjnë që të ngatërrohet sheknca rigoroze me
spekulime të mëdha. Ata gjithashtu sigurojnë një vazhdë të pafunde historish
spektakolare për mediat.



Najxhël Kaldër thotë se ajo që më habit si një gazetar me
karrierë të gjatë është se fakti më këtë rast janë braktisur elementet bazë të
gazetarisë. Tani ka lindur një brez i ri reporterësh dhe gazetarësh
ambientalist. Nëse je gazetar ambientalist dhe nëse historia e ngrohjes globale
përfundon në plehra, po kështu i ndodh edhe punës së gazetarit. Prandaj lajmet
duhet të jenë gjithnjë e më shumë histerike sepse fatmirësisht ka akoma disa
botues që pyesin se kështu më the edhe para pesë vjetësh, dhe përgjigjja është
se tani është bërë akoma më keq dhe se të martën që vjen niveli i detit do të
jetë rritur me tri metra. Ata duhet të ulërinjë dhe të thërrasin gjithnjë e më
shumë.



Në ditët e sotme, media e ka bërë zakon të fajësoj
‘ngrohjen globale’ për çdo stuhi apo uragan. Por a ka ndonjë bazë shkencore për
këtë?



Kjo është propagandë e pastër. Çdo libër mbi klimën
shkruan se shkaku kryesor për ndryshimet klimaterike është diferenca e
temperaturës mes tropikeve dhe poleve. Gjithashtu thuhet se në një botë më të
ngrohtë, kjo diferencë do të jetë më e vogël. Kjo do të thotë më pak stuhi dhe
më pak variacione klimaterike. Por,kjo nuk konsiderohet katastrofike. Prandaj,
duhet thënë e kundërta. Ndonjëherë thuhet se edhe një rritje e vogël e
temperaturës globale mund të shkaktojë shkrirjen katastrofike të akujve polar.
Por, çfarë thotë historia e klimës së tokës për këtë?



Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanë qenë temperaturat në
Greenlandë disa mijëra vjet më parë. Greenlanda ka qenë shumë e ngrohtë. Vetëm
1000 vjet më parë Greenlanda ishte shumë më e ngrohtë se sa është sot. Megjithatë,
nuk ndodhi asnjë shkrirje dramatike akujsh. Nëse flasim për ngricën e përhershme,
ngrica e përhershmë është shtresa e akullit që gjendet nën pyjet e Rusisë dhe 7
apo 8 mijë vjet më parë shkriu jashtëzakonisht më shumë se sot. Me fjalë të
tjera ky ishte një zhvillim historik. Por bota nuk u zhduk për shkak të saj.



Profesor Sunishi Akasofu është drejtori qendrës kërkimorë
të Arktikut në Alaskë, i cili është instituti më i mirë në botë për kërkime mbi
Arktikun. Profesor Akasofu ngul këmbë se me kalimin e kohës akullnajat
zgjerohen dhe tkurren vazhdimisht në mënyrë natyrale. Ai thotë:”Herë pas here
marrim lajme se copa të mëdha akulli shkëputen nga Arktiku. Kjo ka ndodhur gjatë
gjithë historisë së planetit. Por, meqë tani kemi satelitët që mund ta shohim
një gjë të tillë, kjo përbën lajm dhe të gjitha programet televizive që mbështesin
ngrohjen globale shfaqin copa të mëdha akulli që shkëputen nga akullnajat. Por
njerëzit harrojnë se akulli është gjithnjë në lëvizje.



Në lajme shohim shpesh ajsberg që shkëputen nga Arktiku.
Por, në lajme nuk thuhet se kjo ngjarje në Arktik është po aq e zakonshme sa
gjethet që bien në vjeshtë. Profesor Akasofu thotë se shpesh e pyesin se nëse e
ka parë akullin të shkëputet nga skajet e akullnajave. Kurse ai iu përgjigjej
se i ka parë, iu ka shpjeguar se këto janë shkëputjet e pranverës dhe ndodhin
çdo vit. Gazetarët vijnë dhe gjithnjë kërkojnë të shohin katastrofën që po e
shkaktojnë gazrat serë, por një gjë e tillë nuk ekiston.



Tani është bërë zakon te fajësohet klima për ndryshimin e
nivelit të detit në pjesët e ndryshme të botës. Por, a ka ndonjë bazë shkencore
për këtë?



Në përgjithësi niveli i detit ndryshon në të gjithë botën
dhe ky ndryshim udhëhiqet nga dy faktorë bazë. Një është ai që e quajmë faktor
lokal, pra lidhja mes detit dhe tokës, e cila ka të bëjë më shumë me ngritjen
apo uljen e tokës dhe jo me detin. Por nëse po flasim për ndryshimet afatgjata
të detit, pra ndryshime të mëdha në shkallë botërore, kjo ndodh për shkak të
zgjerimit termik të oqeaneve dhe ska fare të bëjë me akujt që shkrihen. Vetëm për
dalluar fillimin e një fenomeni të tillë duhet një kohë më e gjatë se jeta ime
dhe e juaja bashkë.



Gjithashtu thuhet se ngritja e temperaturës do të sjell në
veri të planetit sëmundje vdekjeprurëse të insekteve tropikale si malaria. A është
e vërtetë kjo?



Profesor Pol Urajtër i institutit Pastërn në Paris njihet
si një nga ekspertët më të mëdhenj në botë mbi malarien dhe sëmundjeve tjera me
prejardhje nga insektet. Ai ishte anëtarë i komisionit të ekspertëve të
Organizatës Botërore të Shëndetit, ka qenë kryetar i Komitetit Amerikan për
Mjekësinë Entomologjike të Shoqërisë Amerikane për sëmundje tropikale dhe një
nga autorët kryesor të raportit mbi shëndetin dhe pasojat e mundshme të
variacioneve klimaterike të Kontrollit Kombëtar Amerikan. Ai thotë:”Mushkonjat
nuk janë detyrimisht tropikale. Shumë njerëz mendojnë se edhe në zonat veriore
ka mushkonja. Në fakt, në Arktik ka mushkonja me shumicë. Epidemia më
katastrofike e malaries ka ndodhur në Bashkimin Sovjetik në vitin 1920, atëherë
sëmureshin rreth 13 milion persona në vit dhe rreth 600.000 prej tyre vdisnin.
Ndërsa vetëm në rrethin Arktik u sëmurën 30.000 njerëz, nga të cilët 10.000
humbën jetën. Pra, malaria nuk është sëmundje tropikale por këta njerëzit e vëllazërisë
së ngrohjes globale e kanë shpiku idenë se malaria do të zhvendoset në veri. Unë
u tmerrova kur e lexova raportin e dytë dhe të tretë të kontrollit sepse aty
kishte aq shumë keqinformime pa marrë parasysh apo pa përmendur fare literaturën
e vërtetë shkencore. E kam fjalën për literaturën e ekspertëve në këto fusha.”



Në një letër drejtuar gazetës Ëall Street, profesor
Frederik Seizt, ish-president i Akademisë Amerikane të Shkencave, shkruante se
zyrtarët e IPCC-së kishin censuruan komentet e shkencëtarëve. Ai shkruante:’Ky
raport nuk është ai që u aprovua nga shkencëtarët që e hartuan. Të paktën 15
kapituj kryesor të pjesës shkencore ishin fshirë, në të cilat përfshiheshin
deklarata si “Asnjë nga studimet e lartëpërmendura nuk ka dhënë prova se
ndryshimet klimaterike janë pasojë e rritjes së nivelit të gazrave serë”, “Asnjë
nga këto studime nuk ka provuar që ndryshimet klimaterike apo një pjesë e tyre
ka shkaqe antropogjenike apo janë shkaktuar nga njeriu”. Në fund profesor
Seitz, tha:”Nuk kam parë kurrë një korrpusion kaq të madh të procesit studiues,
se sa ngjarjet që krijuan raportin e IPCC-së.”’



Në përgjigjen e saj, IPCC-ja nuk mohoi të kishte vepruar
kështu, por tha se nuk kishte pasur asnjë mashtrim apo paragjykim në raport.
Sipas tyre edhe pasiguritë në çështjen e ngrohjes globale, ishin përfshirë në
raport.



Profesori Urajtër thotë se kur ai dha dorëheqje nga
IPCC-ja, mendova se ky ishte fundi im i bashkëpunimit me ta. Por, kur pashë
draftin e fundit, emri im ishte akoma aty. Prandaj, iu kërkova ta hiqnin. Ata më
thanë se kisha dhënë kontributim tim dhe emri do të mbetej aty ku ishte. Unë iu
dhash se nuk kisha bërë asgjë pasi ata nuk dëgjuan asgjë nga ato që i thash.
Ishte një betejë e vërtetë. Por kur i kërcënova se do t’i hidhja në gjyq, ata e
hoqën emrin tim nga raporti. Mendoj se kjo ndodh shumë shpesh. Ata njerëz që
janë specialistë por që nuk janë dakord me polemikën dhe japin dorëheqjen, njoh
shumë të tillë. Futen në listën e autorëve dhe bëhen pjesë e këtyre 2500
shkencëtarëve më të mirë të botës.



Tani ekziston një forcë e madhe institucionale pas idesë
së ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. Në kryeqytetin e Kenias, në
Nairobi, u mbledhën punonjës social, aktivistë, profesorë të organizatave
joqeveritare, menaxher fondesh, gazetarë ambientalistë dhe shumë të tjerë, për
një konferencë dhjetë ditore të sponsorizuar nga OKB-ja, për të diskutuar mbi
ndryshimet e klimës. Numr i delegatëve i kalonte 6000 personat.



Profesor Najxhël Kaldër thotë se në qytetin ku ai banon kanë
një oficer lokal këshillues të ngrohjes globale. Kjo është një përrallë në të
cilën shumë njerëz në një mënyrë apo një tjetër janë rekrutuar për të marrë
pjesë. Kjo ështënjë makineri propagande.



Miliardat e dollarëve që investohen në shkencën e klimës,
do të thonë se ekzsiton një numër i madh njerëzish që varen nga ato dollarë.
Ata duan që kjo ë vazhdojë. Kushdo që kërkon që situata të vlerësohet me kujdes
dhe logjikë, kushdo që kërkon të besoj se sa baza ka kjo teori, do të izolohet
menjëherë. Një fjalë e urtë angleze thotë se po qëndrove pranë tabelës së
qitjes do të qëllohesh edhe ti, kjo është e kuptueshme por në një rast të tillë
është shumë e vështirë. Është shumë e lig dhe mjaft personale. Ka pasur edhe
raste kërcënimesh me vdekje, prandaj nga disa shkencëtarë nuk bëhet për të
ruajtur shëndetin e tyre vetëm pse e thonë të vërtetën.



Në kohët e sotme nëse je mosbesues për teorinë e ngrohjes
globale, të konsiderojnë sikurse po mohon Holokaustin. Profesori Najxhë Kaldër
thotë se nuk është bërë as i pari dhe as i fundit që biznesi i ngrohjes globale
është bërë një besim fetar. Njerëzit që nuk janë dakord me të, i quajnë
‘heretik’. Ai thotë se është heretik, të gjithë ata që nuk e besojnë ngrohjen
globale janë heretik. Vetëm sepse nuk e besojnë teorinë e ngorhjes globale dhe
kështu quhen nga fabtikët e kësaj teorie.



Lëvizja ambientaliste e ngrohjes globale është një lëvizje
aktivistësh politik. Ata kanë një influencë të madhe në nivel botëror. Çdo
politikan është i ndërjgegjshëm për këtë. Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i
qendrës apo i djathtë. Rëndësi ka të nderosh ambientin.



Kohët e fundit fushata e ngrohjes globale arriti një
fitore të madhe. Qeveria e SHBA-ve, dikur një bastion rezistence u nënshtrua.
Xhorxh Bushi ishte aleati i ambientalistëve. Qeveritë perëndimore kanë përqafuar
nevojën për marrëveshje ndërkombëtare për reduktimin e prodhimit industrial në
botën e zhvilluar dhe në atë në zhvillim. Por, me çfarë çmimi?



Pol Drizeni është një ish-aktivisë ambientalistë. Ai thotë:”Shqetësimi
im më i madh mbi ngrohjen globale është se politikat e sforcuara që teorikisht
duhet të parandalojnë ngrohjen globale kanë një efekt katastrofik mbi popujt më
të varfër të botës.



Aktivistët e ngrohjes globale thonë se nuk bën keq të
kesh kujdes. Sipas tyre edhe nëse teoria e ngrohjes globale është e gabuar,
duhen marrë masa ekstreme për të zvogëluar prodhimin e CO2, që sido që të jetë
puna, ne të jemi të sigurt. Parimi i masave paraprake është një bishë shumë
interesante. Ai përdoret për të promovuar një agjendë të caktuar ideologjike.
Ai përdoret gjithnjë vetëm në një drejtim. Ai flet për rreziqet e përdorimit të
një teknologjie të caktuar. Për shembull, burimet fosile, por kurrë nuk flet për
rreziqet e mos përdorimit të tyre. Ai nuk flet kurrë për fitimet e kësaj
teknologjie.



Dy milardë në botë nuk kanë elektricitet, në vend të kësaj
ata duhet të djegin drutë apo të tharat e kafshëve, brenda shtëpive të tyre.
Tymi që zjarri prodhon ëshët forma më vdekjeprurëse e ndotjes në botë. Sipas
Organizatës Botërore të Shëndetit, 4 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin
çdo vit nga sëmundjet e frymëmarrjes të shkaktuara nga tymi brenda banesave. Nëse
do t’i kërkosh një banori të zonave rurale, të përkufizojë zhvillimin, ai do të
thotë se do të ketë arritur një nivel më lartë, kur të ketë elektricitet.
Mungesa e elektricitetit krijon një zinxhirë të gjatë problemesh. Gjëja e parë
që të mungon është drita. Prandaj ata duhet të flenë më herët. Nëse nuk ka dritë
nuk ka arsye për të ndenjur zgjuar. Nuk mund të flasësh me njerëzit në errësirë.
Mungesa e frigoriferëve do të thotë se ushqimi nuk mund të mbahet. Zjarret në
kasolle apo shtëpi bëjnë shumë tym dhe harxhojnë shumë dru, i cili përdoret për
tu ngrohur. Nuk ka ujë të ngrohtë. Perëndimorët nuk mund të imagjinojnë se sa është
e vështirë jeta pa elektricitet. Jetëgjatësia e njerëzve, që jetojnë në kushte
të tilla është shumë e shkurtër. Ekzistenca e tyre është e varfër në çdo
drejtim.



Afrika ka qymyrguri dhe naftë, por grupet ambientaliste
po bëjën fushatë kundër përdorimit të këtyre burimeve të lira të energjisë. Ata
thonë se në vend të tyre, Afrika duhet të përdorë energjinë diellore dhe atë të
erës. Një zyrtar kenian i shëndetit publik, tregon se në një klinikë e cila i
shërben disa fshatrave, kanë disa pajisje elektrike si llambat dhe frigoriferi,
të vetmet këto. Ku frigoriferi përdoret për të mbajtur vaksinat, ilaqet dhe
kampionët e gjakut. Elektriciteti sigurohet nga dy panele diellore. Ai thotë:”Çfarë
mund të kryejë paneli diellor? Ndriçimin. Çfarë ndodh kur ndez dritën,
frigoriferin apo diçka tjetër njëkohësisht? Atëherë bie alarmi.” Panelet
diellore bëjnë të mundur që doktor Samuel Muangin të përdor ose dritat ose
frigoriferin. Jo të dyja njëkohësisht. Nëse e bën këtë nuk ka më elektricitet.



Energjia diellore dhe ajo e erës nuk janë të besueshme si
burime elektriciteti, dhe janë të pakta tri herë më të kushtueshme se sa format
e zakonshme të prodhimit të tij. Pyetja është sa njerëz në Europë, sa njerëz në
SHBA përdorin këtë lloj energjie? Sa kushton kjo? Nëse është e shtrenjtë për
europianët dhe nëse është e shtrenjtë për amerikanët, nuk ka kuptim që kjo të
diskutohet për afrikanët e varfër. Vendet e pasur mund të përballojnë
eksperimentet luksoze për format tjera energjie, por afrikanët akoma janë në
stadin e mbijetesës.



Për ish-ambientalistin Pol Drizen, ideja që njerëzit më të
varfër të botës duhet të detyrohen të përdorin format më të kushtueshme dhe më
të padobishme të prodhimit të energjisë elektrike është aspekti më i pështirë
nga pikëpamja morale i fushatës për ngrohjen globale. Ai thotë:”Më lejoni të
them diçka shumë të qartë. Nëse ne i themi botës së tretë që mund të përdorin
vetëm energjinë diellore dhe atë të erës, Atëherë në të vërtetë jemi duke u thënë
se ata kurrë nuk do të kenë elektricitet.”



Kur takojmë ambientalistë perëndimorë të cilët na thojnë
se duhet të përdorim energjinë diellore dhe atë të erës, habitemi. Sepse sfida
jonë është të industrializojmë Afrikën. Nuk e kuptoj se si një panel diellor
mund t’i jap energji industrisë së çelikut! Nuk e kuptoj se si një panel
diellor do t’i jap energji hekurudhave! Por, paneli diellor mbase mund të ndezë
një radio. Një gjë vërtetë është e qartë nga e gjithë ky debati ambientalistë.
Dikush kërkon të vrasë ëndrrën afrikane dhe ëndrra afrikane është zhvillimi. Na
është thënë të mos prekim burimet tona, të mos prekim naftën tonë dhe të mos
prekim qymyrgurin tonë. Kjo është vetëvrasje.



Lëvizja ambientaliste është shndërruar në forcën më të
madhe që ndalon zhvillimin në vendet në zhvillim. Mendoj se është e drejtë t’i
quaj ‘anti-njerëzor’. Nuk kemi pse të mendojmë se njerëzit janë më të mirë se
sa balenat apo se shpendët. Por, nuk është ide e mirë që të mendosh se njerëzit
janë plehra. Nuk mund të lësh miliona njerëz të verbohen apo të vdesin. Këtë unë
nuk e pranoj.



Teoria e ‘ngrohjes globale’ ka hedhur rrënjë të thella. Zërat
që e kundërshtonin këtë janë heshtur me mjaft efikasitet. Kjo teori duket e
pathyeshme. Duket se nu shqetësohet nga asnjë provë kundër saj. Pavarësisht se
sa e fortë mund të jetë kjo provë. Alarmi i ‘ngrohjes globale’ ka kapërcyer çdo
arsye.



Do të ketë gjithmonë njerëz që do të besojnë gjithnjë se
ky është fundi i botës. Sidomos kur shkencëtari më i mirë në Britani thotë se
deri në fund të shekullit i vetmi vend i banueshëm në tokë do të jetë
Antarktika. Njerëzimi do të mbijetoj falë disa çifteve që do të shtojnë racën në
Antarktikë. Kjo është qesharake. Në fakt do të ishte qesharake, po të mos ishte
kaq e trishtueshme.



Vetëdija ekologjike mbi këtë teori shpifëse arrihet duke
e kundërshtuar në veprimin lokalisht por mendimin globalisht.






Punoi: Jeton Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Share this post on: reddit

Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale :: Komentet

No Comment.
 

Historia e krijimit të teorisë së ngrohjes globale

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Lajme Ditore] Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e k
» Mrekullit e krijimit te njeriut
» Fazat e krijimit të njeriut... Subhanallah...
» "Ngrohja globale" - mashtrimi i madh i njerëzimit
» Erdoan: Për paqen globale flitet shumë, por veprohet pak

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Studime-
Kërce tek: