jettoni Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 93 Data e regjistrimit : 24/11/2011
| | "Ngrohja globale" - mashtrimi i madh i njerëzimit | |
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve beraketuhu Pasi jam edhe gjeografë, e ndjej të nevojshme të tregoj disa fakte shkencore për supozimin e ngrohjes globale NGROHJA GLOBALE – MASHTRIMI I MADHNë fakt ne jetojmë në një epokë arsyetimi dhe alarmi i ngrohjes globale është maskuar si shkencë por nuk është e tillë. Është propagandë. Nuk ka prova direkte që e lidhin ngrohjen globale të shekullit 20-të, me gazrat e efektit serë. Na kanë thënë vetëm gënjeshtra kjo është e gjitha. Nuk mund të thuash që dioksidi i karbonit do të ndryshojë klimën. Sepse në të kaluarën nuk e ka bërë kurrë këtë. Nëse niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë, do të shtohet si gazë i efektit serë, atëherë temperatura do të rritet, por provat që janë gjetur në shtresat e akullit tregojnë të kundërtën. Pra, hamendisimi themelor i gjithë ndryshimit të klimës, për shkak të njerëzve, është i gabuar. ‘Ngrohja globale’ e shkaktuar nga njeriu nuk është vetëm një teori për klimën, kjo është një çështjë përcaktuese morale dhe politike e epokës tonë. Aktivistët thonë se kohës së debatit i ka ardhur fundi. Çdo kritikë sado shkencore të jetë, është e jashtëligjshme. Madje më keq, e rrezikshme. Por në këtë punim do të tregoj se temperaturat aktuale nuk kanë asgjë të jashtëzakonshme pasi klima e tokës është gjithnjë në ndryshim. Provat shkencore nuk e mbështesin nocionin se ndryshimi i klimës shkaktohet nga dioksidi i karbonit, qoftë ky produkt i njeriut apo natyror. Kudo që të shkosh do të thonë se ndyshimi i klimës si pasojë e aktiviteteve të njeriut është vërtetuar jashtë çdo dyshimi. Por, po ju gënjejnë. MASHTRIMI I MADH I NGROHJES GLOBALE Kur njerëzit thonë se nuk besojnë në ngrohjen globale, unë them se e besoj, por nuk besoj se këtë ngrohje e ka shkaktuar dioksidi i karbonit i prodhuar nga njeriu. Po të më pyesnin para disa viteve do të thoja se shkaktari është dioksidi i karbonit. Pse? Sepse sikur çdo tjetër në publik edhe unë dëgjoja ato që thoshte media. Çdo ditë lajmet për ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu bëhen gjithnjë e më apokaliptike. Por, tani një grup shkencëtarësh të vjetër të klimës thonë se kjo teori nuk ka kuptim. Në historinë e tokës ka pasur periudha kur niveli i dioksidit të karbonit ka qenë tre herë më i lartë se sot. Në disa periudha edhe dhjetë herë më i lartë se sot. Pra, nëse vërtet dioksidi i karbonit ka efekt të madh në klimë, kjo do të shfaqej në historikun e temperaturës së planetit. Nëse e shikojmë klimën në lidhje me periudhat gjeologjike, nuk do ta konsideronim CO2 si një element kryesor në ndryshimin e klimës. Asnjë nga ndryshimet e mëdha të klimës gjatë një mijë vjetëve të fundit nuk mund të shpjegohet me anë të dioksidit të karbonit. Nuk mund të thuash që CO2 do të ndryshojë klimën. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se mijëra shkencëtarë kanë rënë dakord mbi çështjen e ngrohjes globale dhe se njerëzit po shkaktojnë një ndryshim katastrofik të sistemeve klimatike. Por disa shkencëtarë mendojnë se kjo aspak nuk është e vërtetë.‘Ngrohja globale’ e shkaktuar nga njeriu nuk është një teori shkencore e zakonshme. Ajo mbështetet nga një trup i fuqishëm politik i cili është Paneli Ndëtqeveritar mbi Ndryshimet e Klimës i OKB-së ose IPCC-ja. IPCC-ja ashtu si çdo organ OKB-së është politik, konkluzionet e tij finale nxiten politikisht. Pretendimi se IPCC-ja, përbëhet nga 1.500 apo 2.500 shkencëtarë më të mirë të botës nuk është i saktë. Mjafton të shohësh emrat dhe profesionet e tyre she e shikon se nuk është e vërtetë. Një numër i madh mes tyre nuk janë as shkencëtarë. Për të mbledhur 2.500 persona ata fillojnë të marrin kritikë apo njerëz të qeverisë, të tillë. Asnjërit prej tyre nuk i kërkohet të jetë dakord. Shumë prej tyre nuk janë dakord. Ata njerëz që janë specialistë por që nuk janë dakord me pikat dhe japin dorëheqjen dhe ka disa të tillë, futen në listën e autorëve dhe bëhen pjesë e këtyre 2.500 shkencëtarëve më të mirë të botës. Kjo është historia se si një teori mbi klimën është shndërruar në një ideologji politike. Disa nuk duan ta quajnë as ‘lëvizja ambientaliste’ sepse tash është shndërruar plotësisht në një lëvizje politike. Ata janë bërë me shumë influencë në të gjithë botën. Kjo është historia e shtrembërimit të shkencës. Shkencëtarëve të klimës u duhet një problem në mënyrë që të marrin fonde. Ata kanë një interes të madh në krijimin e panikut, sepse paratë do të shkojnë drejtë shkencëtarëve të klimës. Nuk duhet thënë kurrë mbase kjo nuk do të bëjë një problem. Kjo është historia se si një fushatë politike, është shndërruar në një çështje popullore burokratike. Në këtë moment që po shkruaj dhjetra mijëra vende pune varen nga ngrohja globale. Është një biznes i madh. Kjo është bërë një industri e madhe, nëse e gjithë struktura e ngrohjes globale do të shkërrmoçej, shumica e njerëzve do të humbnin punën dhe do të fillonin të kërkonin një tjetër. Kjo është historia e censurës dhe kërcënimit. Ne kemi parë furinë e luftimit të këdo ngaqë nuk ishte dakord me ta. Kjo nuk është mënyra e punës së shkencëtarëve. Shkenca e klimës është jashtëzakonisht një shkencë e zemëruar. Këtë zemërim e konsideroj si një shenjë dobësie. Në vitin 2005 u formua një grup hetimi nga dhoma e lordëve në Angli, për të ekzaminuar provat shekncore të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. Një figurë udhëheqëse e atij hetimi ishte lordi i Hosono Blejbit, i cili si ministër i financave në vitet 1980. Ai ishte politikani i parë që i dha fonde qeveritare kërkimeve mbi ngrohjen globale. Ai thotë: “Ne bëmë një hetim shumë të hollësishëm për të cilin mblodhëm prova shkencore nga shumë ekspertë të kësaj fushe të shkencës, për të shkruar raportin tonë. U habita kur e zbulova se sa pak e sigurt dhe e dobët ishte kjo shkencë. Në fakt, ka shumë njerëz të zgjuar, disa prej të cilëve kanë frikë të dalin publikisht, ndërsa të tjerë kanë folur publikisht dhe kanë thënë ‘Ej prisni pak, kjo teori nuk ka asnjë kuptim’”. Na kanë thënë se duhet të shqetësohemi sepse klima e tokës po ndryshon. Por klima e tokës ndryshon gjithnjë. Në historinë e gjatë të tokës ka pasur periudha të panumërta kur ka qenë shumë më nxehtë ose kur ka qenë shumë më ftohtë se sa sot. Klima ka ndryshuar gjithmonë dhe e ka bërë këtë pa asnjë ndihmë nga njerëzit. Temperaturat e larta mund t’i gjejmë edhe para 200 vjetësh në fund të një periudhe shumë të ftohtë në historinë e tokës. Këtë periudhë të ftohtë klimatologët e njohin si Epoka e Vogël e Akullnajave.Në shekullin e 14-të, Europa u zhyt në Epokën e Vogël të Akullnajave. Një nga provat për këtë janë edhe ilustrimet dhe vizatimet e vjetra të Tamizit (lumë në Angli). Gjatë dimërave të ashpër të Epokës së Vogël të Akullnajave, Tamizi ngrinte. Atëhere organizoheshin panaire të mrekullueshme akulli mbi Tamiz. Njerëzit bënin patinazh, shisnin dhe luanin mbi akull. Nëse shkojmë akoma më pas në kohë, para Epokës së Vogël të Akullnajave do të gjejmë një periudhë tmerrësisht të nxehtë kur temperaturat ishin më të larta se sot. Kjo periudhë njihet nga klimatologët si Periudha e Ngrohtë Mesjetare. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se klima ndikonte në formimin e një stili jetese mjaft të ndryshëm në kohën mesjetare. Sot kemi një pikëpamje që sugjeron se ngrohja globale do të ketë rezultate apokaliptike. Në fakt, ne përshkuam periudhat e ngrohta në histori dhe zbuluam se ato shkojnë përkrah me pasurimin. Në Europë kjo ishte koha madhëruese e ndërtimit të katedraleve. Një kohë në të cilën vreshtat lulëzuan edhe në veri të Anglisë. Në të gjithë qytetin e Londrës ka kujtime të vogla të vreshtave që lulëzuan gjatë Periudhës së Ngrohtë Mesjetare. Kjo ishte një periudhë shumë e pasur.Duke u kthyer edhe më mbrapa në kohë para Periudhës së Ngrohtë Mesjetare do të gjejmë akoma më shumë mot të ngrohtë përfshirë edhe një periudhë shumë të gjatë gjatë erës së bronzit dhe gurit të cilët gjeologët i njohin si Maksimumi i Holocenit. Temperaturat atëherë ishin shumë më të larta se sot dhe zgjatën për 3.000 vjet. Nëse kthehemi 3.000 vjet më pas në Epokën e Holocenit, koha e formimit të akullnajave të brendshme do të shohim se ishte shumë më nxehtë se sa sot. Është e qartë që arinjtë polar i mbijetuan asaj periudhe sepse janë gjallë edhe sot. Ata përshtaten shumë mirë. Këto periudha të ngrohta në të kaluarën që quhen rryma të nxehta, nuk paraqitën asnjë problem për arinjtë. Duke qartë se variacionet e klimës në të kaluarën ishin natyrale. Pse mendojmë që sot është ndryshe? Në alarmin aktual të ‘ngrohjes globale’, fajtor është shoqëria industriale. Falë industrisë moderne lukset që dikur i shijonin vetëm të pasurit tani mund t’i kenë edhe njerëzit e zakonshëm. Teknologjitë e reja e kanë bërë jetën më të lehtë dhe më të pasur. Transporti dhe komunikimi modern e kanë bërë botën të duket gjithnjë më pranë. Përparimi industrial ka ndryshuar jetën tonë. Por a e ka ndryshuar edhe klimën? Sipas teorisë së ‘ngrohjes globale’ të shkaktuar nga njeriu dhe rritja industriale duhet të shkaktojë edhe rritjen e temperaturave. Por a e bën vërtetë këtë?Kushdo që deklaron se dioksidi i karbonit është përgjegjës për pjesën më të madhe të ngrohjes së shekullit të 20-të, nuk i ka parë aspak numrat që i jep historia. Në dekadat e para të shekullit të 20-të, pjesa më e madhe e botës ishte në periudhën paraindustriale. Shumë pak njerëz kishin makina apo elektricitet. Industria ishte ende primitive. Ajo ishte e kufizuar në shumë pak vende dhe ishte e gjymtuar nga depresioni ekonomik. Por, pas Luftës së Dytë Botërore, gjërat ndryshuan. Mallrat për konsumatorët si frigoriferët, lavatriçet, televizorët dhe makinat filluan të prodhoheshin në masë për tregun ndërkombëtar. Historianët këtë e quajnë shpërthim global të aktivitetit industrial. Bumi ekonomik i pasluftës. Si ndikoi kjo tek temperaturat! Gjatë 150 viteve të kaluara temperatura është rritur vetëm 0.5oC. Por i çuditshëm është fakti se pjesa më e madhe e kësaj rritje ndodhi gjatë dekadave të para të shekullit 20. Mes viteve 1905-1940. Në këtë kohë prodhimi industrial ishte ende i vogël. Pas vitit 1940 kur industria u zgjerua për arsye të panjohura bota u ftoh. Kjo ftohje është akoma më e theksuar në historinë e grafikëve të temperaturës. Ngritja më e madhe e temperaturës ndodh para viteve të 40-ta. Niveli i dioksidit të karbonit filloi të rritej në mënyrë të dukshme në vitin 1940, por në këtë vit filloi ulja e temperaturave e cila vazhdoi deri në vitin 1975. Pra, kjo tregon një lidhje të kundërt. Nëse kemi një rritje të CO2, dhe ulje të temperaturës nuk mund të themi se këto të dyja ecin paralelisht. Temperatura u rrit ndjeshëm deri në vitin 1940, kur prodhimi njerëzor i dioksidit të karbonit ishte shumë i ulët. Pastaj, nga vitet e pasluftës, kur ekonomia dhe industria e vendeve në botë filluan zhvillimin e vërtetë, prodhimi njerëzor i dioksidit të karbonit u ngrit, temperatura botërore filloi të ulej. Me pak fjalë, faktet nuk mbështesin teorinë. Pikërisht, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur industria po shpërthente fuqishëm dhe dioksidi i karbonit po shtohej, toka po ftohej dhe ngjalli frikën për fillimin e një tjetër epoke akullnajash. Nuk kishte asnjë kuptim, edhe sot nuk ka asnjë kuptim. Pse ne supozojmë se dioksidi i karbonit është përgjegjës për ndryshimin e klimës sonë!? CO2 përbën vetëm një pjesë shumë të vogël të atmosferës së tokës. Në fakt ndryshimet e nivelit të CO2 në atmosferë, maten me 1/10.000.000. Nëse llogarit përqindjet e dioksidit të karbonit në atmosferë mes gazrave të tjerë si oksigjeni, azoti, argonit dhe të tjerë, ajo përbën 0.54%. Është një pëqindje tmerrësisht e vogël. Kjo përqindje bëhet akoma më e vogël pasi i heqim pjesën e dioksidit të karbonit që gjoja po e shtojnë njerëzit dhe që është fokusi i gjithë shqetësimit. Efekti i gazrave serë është vetëm një pjesë e sistemit klimaterik të tokës dhe CO2 është një nga gazrat e vogla të gazrave serë. Atmosfera përbëhet nga një mori gazrash, një përqindje të vogël të tyre e quajmë ‘gazra serë’. Nga kjo përqindje e vogël gazrash serë, 95% përbëhet nga avullimi i ujit, dhe ky është gazi serë më i rëndësishëm. Avujt e ujit janë pjesë e gazrave serë dhe ky fakt është më i rëndësishmi mes tyre. CO2 jo vetëm që është një gaz serë i dorës së dytë por akoma nuk pohohet shkencërisht se ndonjëri nga gazrat serë është përgjegjës për ndryshimet e klimës. Për të zbuluar këtë duhet të shohim qiellin. Nëse ngrohja shkaktohet nga gazrat serë, do të jetë më nxehtë në mes të troposferës diku mes 10.000-12.000 km të para të atmosferës se sa mbi sipërfaqen e tokës. Për këtë ka disa arsye të mira teorike, kjo ka të bëjë me funksionimin e gazrave serë. Dielli dërgon nxehtësinë e tij në tokë. Po të mos ishin gazrat serë ky rrezatim diellor do të përplasej mbi tokë dhe do të kthehej në hapësirë duke e lënë planetin tonë të ftohtë dhe të pabanueshëm. Gazrat serë e mbajnë nxehtësinë në troposferën e tokës pak kilometra mbi sipërfaqe. Kështu sipas modeleve klimaterike nxehtësia duhet të jetë më e lartë, nëse këtë nxehtësi e shkaktojnë gazrat serë. Të gjitha modelet klimaterike llogarisin se ngrohja duhet të jetë më e shpejtë nëse ngjitesh nga sipërfaqja në atmosferë. Në fakt ngrohja maksimale mbi ekuator duhet të gjendet në një lartësi prej 10 km. Një nga shkencëtarët për matjen e temperaturës në atmosferën e tokës është profesor Xhon Kristi. Në vitin 1991, profesor Kristi u vlerësua nga NASA me medaljen për arritje të jashtëzakonshme shkencore. Në vitin 1996 morri një çmim special nga Shoqata Meteorologjike Amerikane për rritjen e jashtëzakonshme të aftësive tona në monitorimin e klimës. Ai gjithashtu ishte një nga autorët kryesor të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara ose IPCC. Shkencëtarët si profesor Kristi përdorin dy mënyra për të matur temperaturën në atmosferën e tokës. Ato janë satelitët dhe balonat meteorologjike. Ai thotë: “Ne po zbulonim sistematikisht se në pjesën më të madhe të planetit, shtresat qendrore të atmosferës nuk ngroheshin ashtu siç mendonim ne. Kjo është një çudi e madhe për ne., sepse teoria nuk e pranonte këtë. Sipas teorisë se sipërfaqja e tokës ngrohet edhe atmosfera ngrohet me shpejtësi, por ngritja e temperaturës në atë pjesë të atmosferës, nuk është aspak dramatike dhe nuk përputhet me teorinë që shprehin modelet e klimës. “Një nga problemet që shqetësojnë modelet klimaterike është se ato parashikojnë se sa më lart të ngjitesh në atmosferë me përjashtim të zonave polare temperatura duhet të ngrihet, por është mjaft e qartë nga dy burime të dhënash, jo vetëm nga to satelitore për të cilat flasin të gjithë por edhe nga balonat meteorologjike, se ky efekt nuk ekziston. Në fakt, duket se temperaturat e sipërfaqes po rriten se sa temperaturat e shtresave të larta të atmosferës. Ky është një ndryshim shumë i madh. Këto të dhëna të sugjerojnë se ajo që shihet si ngrohje nuk po ndodh për shkak të gazrave serë. Këto vëzhgime nuk tregojnë një ngritje të temperaturave me rritjen e lartësisë, në fakt shumica e vëzhgimeve tregojnë se temperatura bie kur ngjitesh lart. Mund të thuash se hipoteza e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu bie poshtë nga provat. Ngrohja e kohëve të fundit ka ndodhur në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Nëse vërtet CO2 komandon ndryshimin e klimës, atëherë temperatura duhej të ishte ngritur gjatë bumit ekonomik të pasluftës, gjithashtu ngrohja duhej të ishte më e lartë në troposferë se sa në sipërfaqen e tokës. Por ka ndodhur e kundërta. A ka ndonjë prova nga historia e gjatë klimaterike e tokës që të tregojë se CO2 ka kontrolluar ndonjëherë ndryshimin e klimës? Një mënyrë për të kthyer pas në kohë është të gërmosh thellë në akull. Në akull shkencëtarët kanë gjetur një lidhje mes CO2 dhe temperaturës në ndryshim të tokës. Shtresat e akullit vëzhgohen vazhdimisht në mbështetje të teorisë së ngrohja globale është shkaktuar nga njeriu (shkrirja). Por ka diçka në të dhënat e shtresave të akullit që është përmendur shumë rrallë. Profesori Jan Klark është një nga paleoklimatologët arktik më të mirë në botë. Ai thotë: “Kur vëzhgojmë klimën në shkallë të gjerë duhet të kërkojmë materiale gjeologjike në të cilat është skalitur klima. Në një copë akulli ne përdorim izotopet për të ndërtuar temperaturën. Por, për të parë atmosferën e mbyllur brenda atij akulli, e çlirojmë atë dhe shohim përmbajtjen e CO2. “Profesor Klarku dhe të tjerë kanë zbuluar një ldihje me CO2 dhe temperaturës. Por kjo lidhje tregon të kundërtën. Deri më tani janë bërë disa studime të imtësishme të shtresës së akullt dhe secili prej tyre tregon të njëjtën gjë. Temperatura ngrihet dhe bie pas qindra vjetësh dhe ndiqet nga niveli i CO2. Duket qartë se nuk është CO2 shkaku i kësaj ngrohje, mund të themi se ngrohja ka shkaktuar rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit. Është e qartë se CO2 nuk është i aftë të shkaktojë ndryshime në temperaturë. Ai është një rrjedhojë e temperaturës. Ai ndjek ndryshimet në temperaturë. Të dhënat e shtresës së akullit shkojnë në zemër të problemit që kemi. Ata thonë se nëse niveli i CO2 si gaz serë do të ngrihet në atmosferë, atëherë do të ngrihet edhe temperatura. Por, të dhënat e shtresës së akullit tregojnë pikërisht të kundërtën. Pra, hamendsimi më themelor i gjithë teorisë së ngrohjes globale për shkak të njerëzve është i gabuar. Si ka mundësi që temperaturat e larta shkaktojnë ngritjen e nivelit të CO2 në atmosferë? Përgjigjja shtrihet në thellësitë e oqeanit. Oqeanet përmbajnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit dhe çdo vit lëshojnë një sasi të madhe CO2 në atmosferë. Por, gjithashtu oqeanet thithin sasi të mëdha dioksidi karboni nga atmosfera. Sasia që ato lëshojnë apo thithin varet nga temperatura. Këtë e dinë edhe fëmijët e vogël të shkollave nga librat e gjeografisë. Oqeanet dhe atmosfera shkëmbejnë dioksid karboni. Kur oqeanet ngrohen ato lirojnë dioksid karboni në atmosferë. Kur ftohen e thithin sërish dioksidin e karbonit dhe e magazinojnë atë. Pse ka një diferencë prej disa qindra vitesh në ndryshimin e temperaturës dhe në nivelin e dioksidit të karbonit që del apo hyn në det? Arsyeja është që oqeanet janë aq të mëdha dhe aq të thella saqë duhen shekuj të tërë që ato të ngrohen apo të ftohen. Oqeanet janë të mëdha dhe zënë pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës. Për shkak të masës së tyre u duhet kaq shumë kohë për tu ngrohur dhe ftohur, shpeshherë duhen qindra vjet.Besimi i njerëzve se CO2 po shkakton ndryshimet e klimës nuk përputhet me shumicën e të dhënave shkencore. Të të dhënave nga satelitët apo të balonave meteorologjike. Të të dhënave nga shtresat e akullit dhe të regjistrimeve të temperaturës gjatë historisë. Por, nëse klimën nuk po e ndryshon CO2, kush po e bën?A nuk është e çuditshme të mendosh se ne njerëzit kur furnizojmë makinën apo kur ndezim dritën, jemi ata që kontrollojmë klimën. Shikoni qiellin, shikoni atë gjë masive që quhet diell, dhe 7 miliardë njerëz në këtë planet janë mikroskopik në krahasim me të. Në fund të viteve 1980, fizikani diellor Pirs Korbërn, vendosi të provonte një mënyrë rrënjësisht të re, për të parashikuar motin. Pavarësisht burimeve të mëdha të zyrës meteorologjike, teknika e re e Korbërnit sillte vazhdimisht rezultate më të sakta. Shtypi i bëri reklamë si ‘super njeriu i motit’ , ku suksesi i sekretit të tij ishte dielli. Ai thotë: “Teknika diellore e parshikimit të diellit erdhi si pasojë e studimit të njollave të diellit dhe dëshirës për të parashikuar këto njolla. Por, atëhere e kuptova se ishte shumë më interesant të përdorje diellin për të parashikuar motin.”Sot ne dimë që njollat e diellit janë fusha magnetike shumë të forta., të cilat shfaqen në periudha të aktivitetit të lartë diellor. Por për qindra vite me radhë shumë kohë para se kjo të kuptohej siç duhej, astronomët në botë numëronin njolla duke besuar se më shumë njolla do të thoshte më shumë mot i ngrohtë. Në vitin 1893, astronomi britanik Eduard Mont, vuri re se gjatë Epokës së Vogël të Akullnajave mezi dukej ndonjë njollë në diell. Kjo periudhë pasiviteti diellor u bë e njohur si ‘minimumi i Montes’. Por sa të besueshme janë njollat e diellit që janë tregues të motit? Fizikani Korbërn thotë: “Vendosa të testojë të vë bast për motin kundër asaj çfarë thoshte zyra meteorologjike. Kam fituar çdo muaj. Dimrin e fundit zyra meteorologjike tha se mund dhe do të ishte një dimër shumë i ftohtë. Ne thamë se këto ishin gjepura. Thamë se do të ishte shumë pranë normales dhe caktuam me saktësi se kur do të ishte ftohtë, pas krishtlindjeve dhe në shkurt. Ne kishim të drejtë. Ata e kishin gabim.”Në vitin 1991, shkencëtarë të vjetër të institutit danez të meteorologjisë vendosën të kontrollonin numërimin e njollave te diellit gjatë shekullit 20 dhe ta krahasonin atë me regjistrimin e temperaturës. Ata zbuluan një lidhje shumë të ngushtë mes asaj që bënte dielli dhe ndryshimeve të temperaturës në tokë. Ata shkruan:”Aktiviteti diellor u rrit ndjeshëm rreth vitit 1940, u ul rreth vitit 1970 dhe më pas vazhdoi të rritej sërish.” Shkencëtarët danez thanë:”Kur pamë këtë lidhje të temperaturës dhe aktivitetit diellor ose numrit të njollave diellore, njerëzit na thanë se mund të ishte thjesht një rastësi. Si mund të provosh që nuk ishte e tillë? Një mënyrë më e mirë do të ishte vëzhgimi i një periudhe më të gjatë apo i periudhave të ndryshme, kështu që u kthyem pas në kohë. “Profesori Frisk Kristensen dhe kolegët e tij mblodhën të dhëna astronomike për 400 vitet e shkuara në mënyrë që të krahasonin aktivitetin e njollave të diellit me ndryshimet në temperaturë. Përsëri ata zbuluan se ndryshimet e aktivitetit diellor sihin të lidhura ngushtë me ndryshimin e temperaturës në tokë. Pra, dukej se ishte dielli dhe jo CO2 ai që komandonte ndryshimet në klimë. Dielli ndikon drejtpërdrejtë në tokë kur lëshon mbi të nxehtësinë e tij. Tani, shekncëtarët kanë zbuluar se ndikon tek ne edhe në mënyrë indirekte duke rregulluar formimin e reve. Dielli ndikon në tokë me aq shumë mënyra saqë ne nuk duhet të habitemi që ndryshimet e akitvitetit diellor korrespondojnë kaq shumë me ndryshimet në klimën e tokës. Siku të kishim sy me rreze X, do shikonim se ai që duket një lëmsh i verdhë miqësor në fakt është një tigër i tërbuar. Dielli është jashtëzakonisht një bishë e dhunshme që shfrytëzon sasi të mëdha gazi. Erërat e pafundme përplasen prej miliarda vitesh me tokën. Në një farë mënyre ne gjendemi brenda atmosferës së diellit. Intensiteti i tij i fushës magnetike është dyfishuar gjatë shekullit 20. Aktiviteti diellor gjatë 100 viteve të fundit madje gjatë shekujve të fundit, korrespondon shumë ngushtë me intervale dhjetë vjeçare me temperaturën e deteve dhe Arktikut. Per shumë shkencëtarë përfundimi është i pashmangshëm. Dielli komandon ndryshimin e klimës, dioksidi i karbonit nuk ka asnjë rëndësi. | |
|