Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| | Jeta është gjumë që sytë ti kaplon, kurse vdekja shkundje që nga gjumi të zgjon | |
Kjo jetë e ka fillimin e ëmbël por ndoshta mbarimin e ka të hidhur.Jeta për njeriun është lojë që duhet luajtur, ajo të prek me zjarr të ndezur fort, të çon të humbësh në rrugët e saj të shkatërruara, është zjarr që kurrë nuk shuhet.Jeta është gjumë që sa çel e mbyll sytë kalon, ty shumë shpejt të harron dhe kurrë më nuk të kujton. Kjo jetë ka shumë risi që njeriu nuk mund t`i përballojë pa ndihmën e Allahut të Lartësuar.Kjo jetë ta mbyll derën e hekurt dhe çelësin ta humb që kurrë të mos futesh në lumturi.Kjo derë e hekurt hapet vetëm me besim dhe me veprimin e veprave të mira, me përmirësimin e gjendjes tënde shpirtërore dhe veprave të tua dhe me faljen e namazit.Kjo rrugë e jetës menjëherë zgjerohet nëse ti fillon ti kushtosh rëndësi namazit që është dritë, që është dielli i kësaj bote. Nuk ka gjë më të ëmbël se besimi në Allahun Një, nuk ka gjë më të bukur në këtë botë se namazi dhe nuk ka rrugë më të mirë se ecja e rrugës së Pejgamberit a.s. Mendo se kjo jetë është vetëm pluhur që sytë ti verbon, ti vdes por vdes i verbuar. Mos prit....Mos prit që të vijë vdekja papritmas dhe nga gjumi i dun jasë të zgjojë.Mos prit se jeta e vdekjes është përfundimtare, atje nuk do të ketë mëshirë dhe as kthim në këtë botë.Atje do të jetë përfundimi yt...Kujto që nëse këtu nuk e çel derën e hekurt atje nuk do të mundesh kurrë.Mos lejo që ky gjumë i përkohshëm i dynjasë të ti kaploj sytë. Beso në Zotin Një që ky gjumë i dynjasë kalimtare të largohet nga ti.Vetëm besimi është rruga drejt shpëtimit, largimit të ankthit dhe dëshprimit. Mos lejo që kjo jetë të të largojë nga mirësitë dhe begatitë e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër. Çdo çështje dorëzoja Atij dhe thuaj: "E çështjen time ia besoj All-llahut" Pa dyshim, Zoti do ta udhëzojë zemrën që loton për mirësitë e botës tjetër.Ruaju nga rrugët robëruese, verbuese dhe shkatërruese të kësaj bote, jeto por në mënyrë të pastër ashtu siç të ka urdhëruar All-llahu.Pendohu te Zoti për mëkatet e tua dhe mos harro Ditën e Gjykimit sepse: ".......Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”. Prandaj mendo për mirësitë dhe dënimin e All-llahut dhe zgjidh më të mirën. Këshilla e nxjerrur nga teksti: Mos prit vdekjen por merr armët e besimit dhe lufto kundër djallit. Shkrujti: Merjem Salihi Marur nga Libri "Këshilla për jetë të lumtur" Autor: Hafsa Fetaji | |
|
Tue 21 Feb 2012 - 21:03 nga Bujamin