Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | D I T U R I A | |
D I T U R I A Thotë Fet’h El Musilij:" Nëse nuk i japim të sëmurit as ushqim.as pije dhe as ilaçe.a nuk është I destinuar të vdesë? I thane: Po Gjithashtu edhe zemrës nëse i ndalohet urtësia dhe dija për tre ditë,ajo do të vdeesë. " Zubejr ibn Ebu Bekr ka thënë:
" Ju këshilloj të kapeni pas dijes,se nëse jeni të varfër,ajo të bëhet pasuri,e nëse jeni të pasur ajo të bëhet bukuri. " Llukmani I urtë e këshillon të birin duke i thënë:" O biri im Ulu pranë dijetarëve me thjeshtësi dhe shoqëroni ato,sepse Allahu i ringjall zemrat me dritën e urtësisë siç ringjall tokën e shkretë me ujin e shiut. Kur vdes një dijetarë qajnë peshqit në det zogjtë në ajër.edhe pse nuk e shohin më fytyrën e tij,ata kurrë nuk e harojnë përmendjen e tij." Omer ibn Hatabi ka thënë:" Ju këshilloj të merreni me dijen se ajo është veshja të cilën e pëlqen Allahu. Atë që kërkon dijen, Allahu e ruan me dijen e Tij, dhe nëse bën gjynahe Allahu e qorton tre herë që të mos i heqë atë veshje të bukur. Nga mirësitë e dynjasë është dituria dhe ibadeti, kurse mirësia e ahiretit është Xhehenneti." Pejgamberi Isa alejhi selam ka thënë:” Ai që mëson dijen, për vete dhe ja meson të tjerëve, ky konsiderohet i nderuar në mbretërinë e qiejve” Halifja Sulejman ibn Abdul Melik kërkoi Ebu Hazimin dhe i bëri disa pyetje:Përse ne e urrejmë vdekjen? - I përgjigjet: Ju ndërtuat dynjanë dhe shkatërruat ahiretin, dhe nuk doni të zhvendoseni nga ndërtesat që ndërtuat drejt atyre që shkatruat.
Çfarë do të gjejmë tek Allahu? - I përgjigjet: peshoje punën tënde me librin e Allahut të Lartësuar, ku thotë: " Punëmirët janë në Xhehennet, ndërsa punëkeqët në Xhehennem." Mësuesi të hap portën, por Brenda duhet të futesh vetë.
Njohuritë, o njeri merri për vete, por tregoji edhe tjetrit rrugën që gjete.
Dituria yte është më e vlefshme kurë me të shoqërohen Besimi dhe Urtësia.Transmetohet se Muhammedi alejhi selam ka thënë:” Me të vërtetë Allahu më ka dërguar mësues.” Me të vërtetë dijetarët janë kujdestarët që ka caktuar Allahu për krijesat e veta,ato janë mësuesit e njerëzve, edukatorët e shoqërisë, dhe se fuqia e një populli matet me numrin e dijetarëve në të, dhe jo me numrin e banorëve të tij.
─ Shkruar nga: Bujamin SALIJA | |
|
Tue 21 Feb 2012 - 21:59 nga Admin