Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shejhu-l-Ez'her të zgjidhet, e jo te emrohet Fri 24 Feb 2012 - 9:54 | |
| - Cito :
- Xhemati 'Vëllezërit Myslimanë' kërkojnë që Myftinia e Egjiptit t’i bashkangjitet universitetit ‘Elez’her’ dhe që myftiu të caktohet përmes votimit dhe jo përmes emërimit.
Vëllezërit Myslimanë kanë kërkuar sot që në detyrën e myftiut të Egjiptit të caktohet përmes votimit dhe jo përmes emërimit dhe që Myftinia e Egjiptit t’i bashkangjitet Pleqësisë së ‘Elezher-it’.
Anëtari i Zyrës së xhematit’ Vëllezërit Myslimanë’ që është dhe dekan i fakultetit ‘Usuluddin’ në degën e Mensurës të universitetit ‘Elez’her’, Abdurrahman Elbirr-i, në deklaratat e sotme, ka kërkuar që, gjatë modifikimit të Ligjit për Elez’herin, krahas bashkangjitjes së myftinisë, të shtohen edhe nene të tjera sipas të cilave në detyrën e myftiut të Egjiptit të caktohet përmes zgjedhjes me vota dhe jo më përmes emërimit .
Ai gjithashtu tha se vazhdimi i dr. Ali Xhumuas edhe për një vit në detyrën e myftiut të Egjiptit, ka qenë brenda kompetencave të Këshillit Suprem të Ushtrisë së Egjiptit , pasi ky këshill është tani për tani organi i vetëm ekzekutiv i shtetit.
Kryetari i Këshillit Suprem të Ushtrisë Së Egjiptit, Muhamed Husejn Tantavi, kishte nxjerrë vendimin nr. 109 të vitit 2012, sipas të cilit dr. Ali Xhumuas i vazhdohet detyra e myftiut edhe për një vit. Dr. Ali Xhumua më 3 mars të këtij viti arrin moshën e pensionimit, kurse në Myftininë e Egjiptit punon që nga shtatori i vitit 2003. | |
|