Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Mos u dëshpro,se pas kësaj jete ka një tjetër e pas kësaj dite me siguri vjen e reja | |
Sot u preke nga një vështirësi, e ti u përkule dhe u dorëzove para saj. Sot t`u bë një padrejtësi nga njerëzit e pamoralshëm e ty po të kaplon hidhërimi.Ku mbeti shpresa dhe dëshira që këtë jetë ta kalosh në harmoni dhe pa kthesa? Ku mbeti shpresa dhe dëshira që këtë jetë ta kalosh në harmoni dhe pa kthesa? Sot u dëshprove dhe mendon se çdo gjë mbaroi! Sa çudi? Kujton se jeta për ty do të jetë e keqe dhe se çdo rreze e diellit u ndërpre! Vërtet, se çudi!Po të them, ngrihu dhe fale namazin lëri thashethemet dhe vështirësitë e jetës.Sot t`u bë padrejtësi por mos u dëshpëro se pas kësaj jete vjen jeta tjetër, ku All-llahu do të jetë Sundimtari e ty Ai i Lartë do të ngrejë në shkallën e durimtarëve.Lexoje këtë hadith dhe mendo: "All-llahu i Madhëruar thotë: Pasha Lavdinë dhe Lartëmadhërinë Time:Unë nuk ia bashkoj robit Tim dy sigurime e as dy frika.Nëse ndihet i sigurt nga Unë në këtë botë, do ta frikësoj në ditën kur do t`i tuboj robërit e Mi,e nëse më frikësohet në këtë botë Unë do ta siguroj në ditën kur do t`i tuboj robërit e Mi."
Ti po frikësohesh dhe dëshprohesh nga gjërata e kota të kësaj bote e nuk mendon se tjetra është shumë afër.Mjaft jetove në mjerim, dije se edhe kjo natë do të ketë agim, zgjohu se do të vijë për ty një jetë e bardhë.Pendohu e dëgjo:"[i]Pas meje ummetin tim do ta godasin sprova që do të jenë si pjesët e natës së erët.Atëherë njerëzit do të gdhihen besimtarë e do të bien të flin jobesimtarë, kurse për pak vlerë të kësaj bote do ta shesin fenë e tyre." (Si BFI-ja jonë në Maqedoni)
[i]Mundohu të bësh durim, falëndero Zotin që je musliman feja jote është Islami kurse Pejgamberi yt është Muhammedi s.a.w.s.Ruaju nga mosbesimi....!
Këshilla e Temës: Kjo ditë kaloi por agimi i bukur i ditës tjetër do të zbardhë.Mos u trego i dëshpëruar se kjo jetë do të kalojë dhe nëse beson në botën tjetër, me ty do të jetë All-llahu.
Shkrujti: Ilaz Salihi Marur nga Libri:Këshilla për Jetë të lumtur,Fq:18 Autore:Hafsa Fetaji | |
|
Fri 24 Feb 2012 - 14:51 nga Jasemina