islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
529 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 529 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty96%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty0%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty0%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty0%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty1%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty2%Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albana...
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Albana...


Numri i postimeve : 167
Data e regjistrimit : 19/02/2012
Mosha : 29
Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)

Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! Empty
01032012
MesazhVdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!!

Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.
O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!
Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?
Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?
Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?
Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?
Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.
Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.
Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’
Dëshira për jetë të gjatë
Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.
Muhamedi (alejhi selam) thotë: “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)
Të mençurit thonë: ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’
Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’
Ibni Ujejne thotë: ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”
Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:
‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)
I nderuari vëlla besimtar!
Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.
“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë. Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)
“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo të, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)
Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.
Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!
Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?!
Çfarë është vdekja?
Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.
I nderuari vëlla! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:
“Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)
Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua,
Për një përfundim të mirë
I nderuar vëlla musliman!
Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:
Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar
Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë. Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:
‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet e larta.
Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar
Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)
“O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)
Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:
“Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)
Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:
“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)
Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:
“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)
Devotshmëria të fut në xhenet:
“Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)
I nderuari vëlla, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.
Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.
Përqendrimi i fortë në fe
Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime. Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.
“S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)
Pendimi
Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:
"O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”
Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.
Të nderuar vëllezër!
Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:
- Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.
- Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.
- Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.
- Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.
- Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,
Të nderuar vëllezër!
Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?
Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:
“..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)
Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.
“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)
I nderuari vëlla besimtar!
Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.
Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.
“E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë. E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë) Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)
Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!
Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!
Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!
Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi! Es selamu Alejkum!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!! :: Komentet

All-llahu te shperblefte me Xhennet moter per kete postim te vlefshem dhe me perkujtim te vdekjes e cila do te vije deshe apo nuk deshe....
 

Vdekja(mos harroni vdekjen sepse keshtu nuk harroni All-llahun xh.sh)!!

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Dita e dëshpërimit (Kijameti,mos harroni këtë ditë)
» Qaj, sepse...
» Sepse jam njeri!!
» Jeta me All-llahun
» SEPSE E DUA NËNËN TIME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: