Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Kjo botë ... | |
Kjo botë nuk mund të kuptohet pa tjetrën...
Në të vërtetat e kësaj jete nuk mund të depërtohet pa të vërtetat e botës tjetër...
Nuk mund të ketë jetë pa Atë që na informon për të dhe për të përtejmen e saj...
A mund të ketë jetë pa qenë afër Të Gjallit dhe Atij që jep jetë?
Po, feja është jetë. Jeta gjendet në çdo gjë tek e cila na fton Allahu dhe i dërguari i Tij.
Ata që dëshirojnë ta jetojnë këtë, shkojnë një jetë në përputhje me mësimet e Islamit.
Sa më jashtë kritereve të fesë islame ta ndërtojmë jetën, aq më shumë e kemi shembur atë.
Çështjeve fetare duhet t’u qasemi me sinqeritet. Allahu nuk mashtrohet dot, prandaj kush përpiqet ta mashtrojë Atë, do të bjerë vetë brenda kësaj grope. Si mund ta mashtrosh Atë që di se çfarë fshehim në zemrat tona?
Të jetosh sipas Islamit, do të thotë të jetosh tërësisht siç thotë ai. ─ Shkruar nga: Bujamin SALIJA | |
|
Fri 2 Mar 2012 - 20:16 nga Shemsi